Quantcast
Channel: Temat Javore – Telegrafi
Viewing all 606 articles
Browse latest View live

Trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit

$
0
0

Kanceri i gjirit është ndryshim që ndodhë në indet e gjirit, zakonisht në duktuse (tuba që mbledhin qumështin për në thith) dhe lobuluse (gjëndra e gjirit që prodhon qumësht). Shfaqet te femrat dhe te meshkujt, por më rrallë.

Ass.dr.Saudin Maliqi, mr.sci
Kirurg torakal
tel: 044 148 951
saudinmaliqi@gmail.com

Mjekimi kirurgjik i kancerit të gjirit ende është modaliteti i parë i mjekimit dhe esencial që nisë që nga procedura të ndryshme bioptike dhe vazhdon me forma të ndryshme kirurgjike për të përfunduar me rekonstruksionin definitiv të gjirit.

KIRURGJIA E GJIRIT

Kirurgjia në kancerin e gjirit ka shkuar drejt ndryshimeve duke kaluar nga intervente radikale dhe superradikale në intervente të kufizuara me ruajtje te gjirit. Ajo që ka ardhur bashkë me evoluimin konceptual të sjelljes biologjike të neoplazisë dhe të difuzionit të neoplazisë nga një sëmundje lokale e regjionale, tashmë konsiderohet si një sëmundje sistemike që në fillimet e saj.

KIRURGJIA RADIKALE

a – Mastektomia radikale sipas Halsted: Përbëhet nga heqja në bllok e gjirit, muskujve pektoralë (të madh dhe të vogël) dhe diseksion aksilar komplet. Interventet me demolitive (të thella) si mastektomia radikale e gjerë (heqja edhe limfonodulave të katenës së brendshme të gjirit) dhe mastektomia superradikale (heqje të limfonodulave të katenës së brendshme të gjirit dhe të atyre supraklaveare), janë aktualisht të gjitha sot të braktisura.

m

Halsted 1894 Patey 1932 Madden 1958

b – Mastektomia radikale e modifikuar. Eksitojnë dy tipe kryesore të mastektomisë radikale të modifikuar:
Sipas Patey: Modifikon mastektominë radikale, sipas Halstedit duke ruajtur muskulin pektoral të madh. Hiqen: gjiri, fascia e muskulitt pektoral të madh, muskuli pektoral i vogël dhe diseksioni aksilar komplet.
Sipas Madden-it. Në këtë variant janë të ruajtur të dy muskujt pektoral, fascia e muskulit pektoral të madh, diseksioni aksilar realizohet në limfonodulat e nivelit të parë dhe të dytë.

c- Mastektomia e thjeshtë (totale) konsiston në heqjen e gjithë gjirit duke ruajtur muskujt pektoral dhe limfonodulat aksilare.

d. Mastektomia subkutane: Hiqet i gjithë indi i gjirit duke ruajtur lëkurën mbi të, dy muskujt pektoral dhe limfonodulat aksilare.

KIRURGJIA KONSERVATIVE

Janë të disponueshme procedura të ndryshme të cilat heqin vetëm një pjesë të indit të gjirit. Më të rëndësishme janë Kuadrantektomia dhe Tumorektomia-lumpectomi.

a – Kuadrantektomia. Përgjatë një incizioni radial që fillon nga thithi ose areola, deri në periferinë e gjirit, hiqet një kuadrat i indit të gjirit, lëkura mbi të, porcioni korrespondues i fascies së muskulit pektoral me diseksion aksilar komplet i ndjekur probabilisht në blok me rezeksionin.

k

Kuadrantektomia me disekcion axillare

b – Tumorektomia. Pavarësisht nda vendi i tumorit përgjat një incizioni kurvlinear hiqet neoplazia si një e tërë dhe një sasi e indit mamar normal i mjaftueshëm të mbajë margot e rezeksionit mikroskopikisht të lira nga sëmundja.

KIRURGJIA E LIMFONODULAVE AKSILARE

a-Diseksioni aksilar

o

Objektivat e diseksionit aksilar janë:
a) për të pasur informacion mbi statusin limfonodal (për të determinuar prognozën e pacientit dhe për të ndjekur një stadifikim të saktë për terapi eventuale adjuvante.
b) për të mbajtur një kontroll lokal të sëmundjes

b- Biopsia e limfonodulave të sentinelles

b

Është një teknikë, pak invazive, e cila synon një stadifikim të limfonodulave aksilare dhe ajo relative biopsia e limfonodulit te sentineles (SNL). Konsiston në identifikimin, heqjen dhe ekzaminimin histologjik të limfonodulit të parë limfonodulit të sentineles që merr limfën e ardhur nga zona e gjirit, në vendin ku vendoset tumori. Thuhet që SNL është e padëmtuar edhe të gjithë limfonodulet tjera aksilare janë negative.

Shfrytëzimi i kolorantit vital është i thjeshtë dhe pak i kushtueshëm, por kërkon një incision kirurgjik (hapje) të gjerë dhe shumë kohë për të identifikuar vizualisht SLN, duke ndjekur vijat limfatike të kolorueshme që përçojnë nga ato vetë. Heqja e limfonodujve duhet të ndiqet nga një vlerësim i padiskutueshëm histopathologjik. /Telegrafi/

The post Trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit appeared first on Telegrafi.


Kanceri i mushkërive, ‘vrasësi’ më i madh

$
0
0

Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe) që në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim që nënkupton metastazimin – përhapjen gjegjësisht shumimin e “mishit të egër”).

Ass dr Skender R. Baca, mr.sci.
pulmolog-specialist i sëmundjeve të mushkërive
Klinika e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë
tel. 044 199-349

Është e vetmja sëmundje që i është ndërruar vendi i klasifikimit nga entiteti (grupimi) mjekësor patologjik (vuajtje natyrore) në atë tragjik (fatal), sepse në 87-92% të rasteve, njeriu këtë sëmundje ia shkakton vetvetes duke pirë duhan.

Shkaktarë tjerë të paraqitjes së kësaj sëmundjeje janë: rrezatimi nga nëntoka e thellë, ndotja e ambientit (gazrat helmues), nafta dhe produktet e naftës, posaçërisht ato që inhalohen (thithen në mushkëri). Faktori gjenetik (trashëgimtar) poashtu ka rëndësi të madhe në paraqitjen e kësaj sëmundjeje fatale, si dhe gjendja psikike dhe imunitare e organizmit.

Problemi i parë në lidhje me kancerin në përgjithësi, si dhe kancerin e mushkërive është kohëzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnë ndryshimet në qeliza dhe organizimi tumoral, gjer në momentin kur paraqiten simptomat e para.

Gjatë kësaj kohe mund të vjen gjer te metastazimi i qelizave malinje (përhapja në organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatë kësaj periudhe që ndonjëherë zgjatë me muaj, organizmi dëmtohet në mënyrë të pariparueshme (pa mundësi në kthimin e gjendjes së mëparshme).

Ky problem është i kushtëzuar nga natyra e sëmundjes, dhe në te për kohën e tanishme shumë pak mund të ndikohet me të arriturat shkencore e teknologjike mjekësore. Si i tillë ky problem, që nuk varet nga faktori njeri, ekziston në tërë botën.

Problemi i dytë, është poashtu kyç sepse, edhe koha prej se janë lajmëruar simptomat e para e gjer te kërkesa për ndihmën mjekësore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh është në mënyrë të paarsyeshme e gjatë dhe kjo varet nga kultura shëndetësore e pacientit dhe niveli i shërbimit shëndetësor.

Simptomatologjia

Simptomat e para që kanë lidhje me kancerin e mushkërive janë të përgjithshme (lodhja, plogështia, kolla e thatë, apo edhe me këlbazë, temperaturë lehtësisht e ngritur) dhe si të tilla edhe pacienti, por edhe mjeku i nënvlerësojnë.

Më vonë, me paraqitjen e prezencës së gjakut në këlbazë, dhembjeve në kraharor dhe humbje në peshë, alarmohet pacienti dhe mjeku kërkon rëntgenin e mushkërive ku mund të vërehen hije të madhësisë dhe formës së ndryshme të dyshimta në kancer.

Prej këtij moment fillon intensivisht dhe në mënyrë të programuar diagnostikimi i sëmundjes si faze e parë e menaxhimit të tërësishëm të kësaj patologjie.

Bëhen ekzaminimet plotësuese rëntgenologjike (tomografia e kompjuterizuar: prerjet filmike në shtresa të kraharorit të kontrolluara me kompjuter), fiberbronkoskopia (ekzaminimi me gyp të lakueshëm në rrugët e frymëmarrjes) dhe marrja e materialit bioptik (për ekzaminim histopatologjik: në mikroskop me çka identifikohen se cilit tip dhe cilit stad i takojnë qelizat malinje).

Terapia e kanceri të mushkërive

Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), përfshirja e mushkërive, si dhe metastazimet (përhapja në pëlhurë, mushkërinë tjetër, meskraharor-mediastinum apo organet jashtë kraharorit).

Kirurgjia, nëse është e mundshme, kishte me qenë zgjidhja më e mirë dhe me prognozë më të mirë.

Tretmani tjetër është polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike të cilat i mbysin qelizat malinje, por që nuk janë selektive, ashtu që i dëmtojnë edhe disa lloje të qelizave të shëndosha.

Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, është terapi që me ndihmën e rrezeve radioaktive i shkatërron në masë të madhe qelizat malinje, por që njëkohësisht shkakton edhe fibrozë mushkërore që për pasojë ka zvogëlimin e kapacitetit të frymëmarrjes.

Këto lloje të terapisë shpesh kombinohen ndërmjet veti ndonjëherë me efikasitet më të madh apo më të vogël, varësisht nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes, gjendja e përgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjë sëmundjeje tjetër (diabeti-sëmundje e sheqerit, tuberkulozi, sëmundjet e zemrës, të veshkës apo mëlçisë).

Terapia suplementare (shtesë) aplikohet në tërë botën dhe ajo qëndron në dhënien e barnave natyrale me prejardhje bimore (çajeve: i gjelbri posaçërisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik të ehinaceas etj.), apo shtazore (qumështi i bletës-maja e mjaltës, vezët e shkurtave japoneze, etj.).

Gjatë tërë kohës së menaxhimit të kancerit mushkëror duhet që pacienti të mbështetet moralisht me ndihmë të psikoterapisë, e cila është më se e domosdoshme edhe për qëllim të rritjes së efikasitetit së terapisë bazike si dhe në përmirësimin e kualitetit të jetës.

Fatkeqësisht, përvojat e gjertanishme kanë treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkëror, më shumë ka efekt në zgjatjen dhe përmirësimin e kualitetit të jetës, sesa në shërim të plotë të kësaj sëmundjeje fatale.

Kështu, sot e kësaj dite në tërë botën insistohet në parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke filluar nga lufta kundër duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo është mënyra më efikase në zvogëlimin e numrit të kancerit mushkëror. /Telegrafi/

The post Kanceri i mushkërive, ‘vrasësi’ më i madh appeared first on Telegrafi.

Kimioterapia, shpëton jetë

$
0
0

Diagnostikimi i kancerit shkakton frikë dhe panik jo vetëm tek pacienti, por edhe tek familja, miqtë, njerëzit e tij të dashur.

Dr. Mejreme Krasniqi-Maloku,
onkologe
Spitali Amerikan, Prishtinë
+381 221 661; +381 400 661
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
www.spitaliamerikan.com

Pas kalimit të këtij shoku fillon lufta e gjatë e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje dhe sot ka shumë arsye për të qenë optimist. Kimioterapia, bën të mundur trajtimin e kancerit në mënyre efektive dhe gjithashtu i ndihmon ata të kenë një jetë sa më normale.

Cili është roli i kimioterapisë në trajtimin e kancerit?

Kimioterapia luan rol të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit. Është formë e trajtimit sistemik, për dallim nga kirurgjia dhe radioterapia që janë forma të trajtimit lokal.

Çfarë bën kimioterapia, si funksionon ajo?

Qelizat kanceroze janë qeliza që shumëzohen dhe rriten shpejtë në mënyrë të pakontrolluar. Hemoterapia vepron në këto qeliza përmes dy mekanizmave: shkatërrimin e drejtpërdrejtë të tyre dhe ngadalësimin e shumëzimit dhe rritjes së tyre.

Si aplikohet kimioterapia?

Në shumicën e rasteve kimioterapia aplikohet në mënyrë intravenoze, por një grup i vogël i këtyre barërave aplikohet edhe në formë orale, me ane të perfuzionit, apo aplikimi i drejtpërdrejtë në organe si p.sh. në mëlçi.

Çfarë medikamentesh përdoren?

Ekzistojnë grup i medikamenteve në trajtimin e kancerit të gjirit si: Ciklofosfamidi, Doxorubicina, Epirubicina, 5 Fluoracili, Docetaxeli, Paclitaxeli, Xeloda, Gemcitabina etj…

Sot janë zbuluar një numër i madh i barërave antikanceroze që veprojnë vetëm në qeliza kanceroze, duke kursyer qelizat normale të organizmit, dhe quhen terapi të cakut.

Herceptina është një ilaç i kësaj kategorie dhe ka bërë revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, tek 20-25% të pacienteve që janë të ndjeshme në këtë terapi. Zakonisht në trajtimin e kancerit të gjirit përdoren kombinime të këtyre barërave.

Sa shpesh jepet trajtimi dhe sa kohë zgjatë?

Në çfarë intervali kohor do të aplikohet kimioterapia dhe sa do të zgjasë trajtimi, varet nga shumë faktorë si: lloji i protokollit kimioterapeutik, madhësia e tumorit, karakteristikat biologjike të qelizave tumorale, mosha, sëmundjet përcjellëse, reagimi individual në kimioterapi etj…

Cilat janë disa nga efektet anësore të zakonshme të kimioterapisë?

Kimioterapia atakon si qelizat kanceroze ashtu edhe qelizat normale që ndahen dhe shumëzohen shpejtë, secili individ në mënyre të ndryshme, varësisht nga lloji i kimioterapisë, manifeston efekte të ndryshme anësore.

Posaçërisht në organizëm qelizat që ndahen shpejtë por në mënyre të kontrolluar janë: qelizat e palcës së eshtrave, qelizat e sistemit tretës dhe qelizat e folikulit të flokut.

Ndër efektet anësore më të shpeshta janë: rënia e flokëve, mundimi, vjellja, opstipacioni, barkqitja, ndryshimet në lëkurë, humbja në peshë, lodhja, ethet, temperatura, dhe shumë efekte të tjera që paraqiten më rrallë.

Ç’duhet ngrënë gjatë trajtimit me kimioterapi?

Ushqimi ka rëndësi të madhe gjatë trajtimit. Ushqimi më i preferuar në këto kushte është: ushqimi i pasur me vitamina, proteina dhe lëngje sa më tepër. Për shkak të efekteve anësore të ndryshme, nga lloje të ndryshme të kimioterapisë, atëherë ushqimi duhet të bazohet në korrigjimin e mundshëm të këtyre efeteve.

Sa për ilustrim marrim një shembull të thjeshtë. Në një grup pacientësh kimioterapia shkakton barkqitje, e në grupin tjetër obstipacion, atëherë edhe trajtimi i këtyre efekteve anësore me ushqim do të jetë krejtësisht ndryshe. /Telegrafi/

The post Kimioterapia, shpëton jetë appeared first on Telegrafi.

Aronia si pemë dhe si ilaç

$
0
0

Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve tjerë. 

Dr. sci. Hakif Hoxha
tel. 044/049 186 348
e-mail: hakifhoxha@live.com

Aronia është bimë që i takon familjes Rosaceae. Vjen nga Amerika Veriore dhe rritet si e egër prej Kanadasë Qendrore kah Florida në USA. Aty mund të gjenden tri lloje të aronias: aronia melanocarpa (e zezë), aronia arbutifolia (e kuqe) dhe aronia prunifolia (e purpurtë; vjollcë).

Në Evropë, për herë të parë përmendet në shënimet e Kopshtit botanik të St Petersburgut më 1834, ku përshkruhen vlerat dekorative të aronias, rezistenca e saj ndaj acarit. Për shkak të ngjyrës së bukur të gjetheve në vjeshtë dhe tufave të zeza të fryteve, është kultivuar vetëm për dekorim të kopshteve dhe parqeve.

Në fillim të shek. XX, Ivan Michurin, botanisti i famshëm rus, vëmendjen e përqendroi te vlerat praktike të aronisë. Ky ishte tentim fillestar për përdorimin si fryt. Më 1959 Bordi i farmakologjisë në Ministrinë e shëndetësisë të BRSS, rekomandoi frytet e aronias së zezë dhe lëngun e saj për përdorim klinik të gjerë në trajtimin e hipertensionit, arteriosklerozës, gastritit etj. Më 1966 filloi prodhimi i vitaminave C+P në industri nga acidi askorbik dhe polifenolet të njohura si vitamin P, të nxjerra nga mbetjet e aronias (16600-18250mg polifenol/100g).

Kjo përgatitje preferohet edhe sot për trajtimin e hemorroideve, sëmundjet e kapilarëve, hipertension, gjakderdhjeve të ndryshme. Së shpejti filloi të kultivohet në tërë Poloninë, e cila tash është prodhuesi më i madh i këtij produkti në botë. Tani janë duke u ngritur plantacione në zonën e Ukrainës, Çekisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Skandinavisë dhe mbarë Evropën. Në vitin 2008 fillon kultivimi edhe në Angli.

Në Kosovë aronia filloi të kultivohet në vitin 2012 së pari në fshatin Herticë të Podujevës e pastaj aty-këtu edhe në pjesë tjera të vendit, ashtuqë tani janë të mbjella rreth 50000 fidane, me tendencë të rritjes së dukshme pasiqë po subvencionohet nga Qeveria. Shumë shpejt pritet të kemi prodhim aronie vendore të mjaftueshë për konsum, por edhe për eksport.

Meqenëse aroninë nuk e sulmojnë shumë insektet dhe dëmtuesit tjerë, zakonisht kultivohet si produkt bio-organik ; pa përdorimin e pesticideve.

Rritja e interesimit për kultivimin e aronias është për shkak të vetive të jashtëzakonshme të frytit; përpunimi i lehtë dhe përbërja kimike e bëjnë aronian super- fryt medicinal.

Prej të gjitha pemëve të njohura aronia ka aktivitetin më të lartë antioksidues. Duke konsumuar aronian në pastrojmë trupin tonë prej radikaleve të lira me efikasitet të çuditshëm.

Prof. Iwona Wawer, nga Fakulteti i Mjekësisë në Varshavë, në librin”Aronia- paradoksi polak”, shkruan: ” Frytet e aronisë konsiderohen si ushqim funksional, duke mbrojtur shëndetin; ajo mbron nga arterioskleroza, sulmet në zemër, infarkti, sëmundjet degjenerative të sistemit nervor, dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Aronia është kombinim i benefiteve të verës së kuqe dhe çajit të gjelber – ajo përmban të dyja antocianinet dhe katekinet. Antocianinet nga aroniat ndihmojnë në tretmanin e shumë sëmundjeve me etiologji nga radikalet e lira: kanceri, kataraktet, sëmundjet inflamatore të sistemit osteoartikular si “reumatike”, Sëmundjet e Alzheimer-it dhe Parkinson-it”.

Përbërja kimike e aronias ndryshon nga regjioni i kultivimit dhe kushtet klimatike gjatë sezonit të rritjes. Aronia e freskët dhe e pjekur përmban 74-83% ujë. Materia e fortë (18%) në formë tretje përmban:

▪  sheqer (6-10%); monosaharide: fruktozë, glukozë dhe sukrozë
▪  substancat tanine (0.7%); i japin shije të veçantë kjo e ndreqë shijen e verës
▪  pektinë, (0.7%); e përshtatshme për xhem dhe marmelatë
▪  pigmente, për ëmbëlsira dhe venë
▪  kripërat minerale; në aronie janë shumë më të larta se në frytet tjera si; rrush pa fara, kulumbri apo mjedra; 1.55g/100g.
–  më së shumti ka kalcium- rreth 7.8% dhe elementet tjera: molibden (0.32-1.88mg/100g), magnez (3.66-9.64mg), bakër (0.81-2.97mg), bor (0.15-0.71mg), hekur, jod, fosfor, etj.
▪  vitaminat: C, PP, B2, B9, E dhe karoten (provitamin A).
▪ Por, më e rëndësishmja është prania e polifenolit (vit P), në sasi që nuk gjendet në fryte tjera.

Sasia totale e tyre kalon 4200mg/100g ekstrakt të thatë të frytit (antocianine – 1040 mg, flavonol – 80 mg, acid hidroksicinamik – 420 mg).

Këto e bëjnë si antioksidantin natyral numër një.

Kapaciteti i absorbimit të radikaleve të oksigjenit (ORAC) është më i larti prej të gjitha frutave; 3x më i madh se boronica, dhe manaferra dhe 1.5x më i madh se mjedra dhe dredhëza, e bëjnë aronian si antioksidantin më të madh në natyrë.

Radikalet e lira të oksigjenit që lirohen në organizëm gjatë metabolizmit, dëmtojnë ADN qelizore duke shkaktuar kancerin apo duke plakur dhe dëmtuar qelizat tona. Antioksidantet i lidhin këto radikale të lira dhe i neutralizojnë ato.

Kjo i bën të pazëvendësueshme në geriatri, parandalim te kancerit, Alcheimer, sklerozë, Parkinson dhe te harresa ose zvogëlimi i koncentrimit.

Në Poloni, lëngu i aronias përdoret si medikament geriatrik.

Sasia e disa vitaminave në 100g aronia

     Vitamina                       sasia                sasia ditore

 C                                     14-28 mg                    60 mg
Karoten (provit-A)     1.8-2.5 mg                     6 mg
B2                                         0.1 mg                  1.4 mg
B9 – acid folik                 0.05-0.1                   100 ug
E                                   0.5-0.8 mg                    10 mg
PP                                 0.6-0.8 mg                    15 mg

Efektet mjekësore të aronias janë të shumëfishta. Për shkak të përmbajtjes ekstreme me fitonutricientë, ajo përdoret me të madhe në hulumtime shkencore. Për këtë ka shumë punime shkencore të kohës së fundit, meqenëse si pemë është relativisht e re. Sidomos përmbajtja tejet e madhe e vitaminës C, antioksidanteve, tanineve, dhe polifenoleve tjera, e kanë bërë të pazëvendësueshme në trajtimin dhe parandalimin e kancerit.

Është interesante që frutat e saj janë përdorur në mënyrë masive gjatë dhe pas katastrofës në Çernobil, për të lehtësuar problemet shëndetësore të personave të rrezatuar; për të parandaluar kancerin. Kjo ka bërë që në Rusi, Ukrainë, të regjistrohet si bimë mjekësore. Përveç kësaj, atje përdoret edhe si burim për prodhimin e vitaminës C.

Në bazë të të dhënave klinike në literaturën mjekësore, konsumimi i rregullt i aronias ka efektet vijuese në organizëm:

– Rritet imuniteti; Vitamina C dhe polifenolet pengojnë infeksionet bakteriale dhe virale si dhe shfaqjen e qelizave kanceroze, parandalon virozat dhe ndihmon shumë në infeksionet urinare (çaji i aronias). Aronia vret qelizat malinje.

– Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak

– Zvogëlon shtypjen e gjakut

– Zvogëlon nivelin e LDL, kolesterolit dhe triglicerideve; krahas lipostatineve (vit B2, B3,B5, B6), kështu pengon aterosklerozën dhe ngushtimin e enëve të gjakut

– Zvogëlon gjasat për infarkt të zemrës dhe shkurton kohën e shërimit pas atakut kardiak; duke normalizuar shtypjen e gjakut, duke zvogëluar yndyrat e këqija në gjak – kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut

– Zvogëlon shtimin në peshë si përbërës i recetave dietale në obezitet

– Freskon lëkurën, rritë elasticitetin dhe pengon formimin e rrudhave

– Aronia e freskët është paksa e vështirë për gëlltitje, por ky veprim adstringjent është shumë efikas në qetësimin e dhembjeve të lukthit dhe shërimin e inflamacioneve të mukozës se lukthit dhe zorrëve. Ky efekt është më i dobët nëse konsumohet si aronia e terur.

– Përparësia e jashtëzakonshme e aronias është se fryti nuk akumulon elementet si plumbi, kadmiumi, arseniku etj, përkundrazi e pastron mëlçinë dhe organizmin si tërësi nga metalet e rënda dhe elementet radioaktive, prandaj është mirë të konzumohet gjatë dhe pas radio dhe kimioterapisë tek pacientet me kancer.

– Pengon formimin e trombozave venoze; polifenoli përmirëson mikroqarkullimin

– Përmirëson të pamurit, pengon kataraktin dhe ndryshimet degjenerative në sy.

– Ndikim pozitiv ka edhe në shumë organe tjera në organizem.

– Hulumtimet klinke të shumta flasin që nuk ka ndikim negativ, nëse nuk tejkalohet sasia ditore prej 300 g (fruta).

Konsumimi

Aronia është si frut i ri përveç përdorimit si ilaç, është bërë pjesë e ushqimit të shëndetshëm të kategorisë së parë në ditët e sotme. Ajo mund të konsumohet si e freskët (apo e ngrirë), e terur, ose nga frutat e saj mund të krijoni lëngje, komposto, marmelata, xhem, çaj, sallatë etj.

Ëmbëlsirat dhe produktet tjera, marrin aromë të veçantë, dhe ngjyrë të bukur pasi u shtohet aronia, si dhe ju shtohet vlera në vitamina dhe minerale. Çaji prej gjetheve të saj apo frutave, poashtu është shumë i dobishëm për shëndet. Duhet cekur se ekstrakti prej mbetjeve pas nxjerrjes së lëngut, është burim natyral i ngjyrës së kuqe të mbylltë.

Ngjyruesit natyral po përdoren çdo herë e më shumë në industrinë ushqimore, në vend të ngjyruesve artificialë.

Përdorim të madh ka edhe në prodhimin e verës apo edhe i shtohet asaj për shije, ngjyrë dhe dendësi.

Sasia ditore e mjaftueshme për vitamina, minerale dhe antioksidantë është një grusht fruta në ditë, por mund të konsumohen deri në 300 g/ditë, pa ndonjë efekt anësor. Përjashtohen nga kjo fëmijët dhe personat me shtypje zakonisht të ulët; që duhet të kenë kujdes në sasi, për të mos pasur hipotension apo marramendje.

Aroniet e ëmbëlsuara të përziera kanë veti të ngjashme. Aroniet e terura me kujdes përdoren si ekstrakt medicinal me ngjyrë të kthjelltë dhe të bukur.

Sasia prej 50g e aronieve të terura përbën dozën ditore të polifenoleve aktive për trajtimin e sëmundjeve që u përmenden më parë.

Si masë preventive mund të përdoret çaji i aronieve të terura dhe në përzierje me frytet tjera të thata të trëndafilit, murrizit ose ftonit.

Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidanseve dhe fitonutricientëve tjerë.

Kërkimet intensive shkencore për aronian e radhisin ndër bimët çudibërëse dhe si rezervuari më i madh natyror të antioksidantëve polifenolik, duke përfshirë antocianinën dhe taninën.

Nëse shikohet pasqyra e të dhënave klinike, bindshëm preferohet konsumimi i aronias rregullisht si pemë e jo vetëm si ilaç dhe së shpejti pritet të dalë e para në listën e ushqimeve më të shendetshme për organizmin tonë. /Telegrafi/

Aronia në vjeshtë

The post Aronia si pemë dhe si ilaç appeared first on Telegrafi.

Gjendjet kur depresioni ndikon në jetën seksuale

$
0
0

Nëse jeni të lidhur me një partner të “dëshpëruar”, kujtoni se kjo dëshirë e ulët për seks nuk është personale, por është e lidhur drejtpërdrejt me gjendjen e tij depresive.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci
Neuropsikiatër
tel: 044 502 508

Të gjitha problemet e jetës seksuale mund të përballohen me biseda dhe terapi të hapura ndaj mjekeve. Sa më shumë kurajo të kenë meshkujt dhe femrat për të folur mbi këtë çështje, aq më e lehtë bëhet për ta edhe kapërcimi i tyre

Nëse keni humbur dëshirën për seks dhe vuani nga depresioni mos u brengosni. S’jeni i vetmi. Është me rëndësi ta kuptoni së kjo humbje e dëshirës është e lidhur me simptome të depresionit.

Aktivitetin e zvogëluar seksual, përcillet me humbje peshe, zvogëlim të kondicionit, energjisë fizike dhe psikike. Sidomos problemet me pagjumësinë që është simptomë me rendësi për depresionin.

Cilat janë problemet më të shpeshta seksuale?

● pamundësia e eksitimit seksual
● probleme me ereksionin
● pamundësia e përjetimit të kënaqësisë seksuale
● ejakulimi i shpejtë
● pamundësia e përjetimit të orgazmës
● pamundësia e ejakulimit
● humbja e dëshirës për seks
● humbja e kondicionit-energjisë
● mirëqenia psikike dhe fizike…etj.

A mund t’i ndihmohet problemit?

Gjithsesi, antidepresivët në rend të parë, mosneglizhimi i gjendjes, paraqitja, biseda me profesionistin.

Detyrë e profesionistit: zgjedhja e antiadepresivit përkatës, kohëzgjatja e përdorimit, bashkëpunimi i mirë me ju. Bashkëpunimi dhe të kuptuarit, të ndihmuarit reciprok me partnerin.

Mos harroni, antidepresivët kanë edhe ndikime, efekte direkte në veprimtarinë seksuale. Kështu, të tilla ilaçe ndikojnë në pakësimin e libidos dhe madje ndikojnë edhe deri në mosfunksionimin erektil tek një mashkull, suprimojnë dëshirën, pengojnë përjetimin e orgazmës, dmth., ejakulimi i vonshëm.

Tek gratë: tharja e vagjinës, pamundësia e përjetimit të orgazmës, lodhja dhe stresi.

A janë të gjithë antidepresivët me efekte anësore në këtë fushë?

Sigurisht që jo. Varet nga antidepresivi, varet nga barnat tjera që përdorni për sëmundjet tjera. Antihipertensivët veprojnë keq në humor dhe pastaj fenomeni i dominove.

A mund të bisedohet lirshëm për këto probleme sot?

Sot po! Nesër jo! Bëhet vonë. Çdo zvarritje, fshehje e problemit krijon konfuzion, paqartësi. Paraqituni menjëherë tek profesionisti. Mund ta keni nga lodhja (ngarkesa psikike) dinamika shoqërore, gjendja sociale, ku ta di unë mund të jetë ashtu!

Parashtroni ju pyetje? Hyni direkt në temë. Kemi shumë gjëra me të pandershme në beletristikën tonë të përditshme.

Ata që janë të ndërgjegjshëm për problemet që kane dhe nuk kanë zor të flasin për to me një mjek, e gjejnë shumë shpejt rrugën e daljes prej tyre.

Çka tjetër pengon veprimtarinë seksuale?

Sëmundjet fizike, diabeti, skleroza multiple, tensioni i lartë i gjakut. Jo! Pardon. Mos mbajtja nën kontroll të këtyre sëmundjeve, për hezitimin, neglizhencën tonë.

Më pastaj edhe shumë sjellje tona të pakontrolluara dhe zakone kundër vetvetes, si: duhani, alkooli, droga, qëndrimi tejmase në lokale, në tym, para tv serialeve, sjellje abuzuese me trupin-trurin tonë.

Prishja e rregullit të gjumit. Gjumi është shumë i rëndësishëm për funksionimin e trurit tonë. Ruajeni.

Kthehemi në fillim!

Pas telasheve dhe pengesave në aktivitetin tonë seksual, fshihet…! E gjetëm. Depresioni. Nuk e mbaruam! Hapuni! Bisedoni lirshëm! Shkoni tek profesionisti. Do të keni jetë të lumtur.

Për të pasur një raport të shëndetshëm duhet vazhduar të kontribuohet përmes disa zgjedhjesh që do të thotë angazhim dhe përpjekje për të rifreskuar herë mbas here këtë marrëdhënie.

Intimiteti në një marrëdhënie nuk mund të jetë pjesë e të shkuarës. Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh. /Telegrafi/

The post Gjendjet kur depresioni ndikon në jetën seksuale appeared first on Telegrafi.

Sëmundja e sheqerit te gratë

$
0
0

Dita Botërore e Diabetit – 14 nëntori, në këtë vit i është përkushtuar grave me sëmundje të sheqerit duke promovuar të drejtën e tyre për një të ardhme të shëndetshme.

Ass.dr.Merita Emini Sadiku, MSc, PhD
Interniste-endokrinologe-diabetologe
tel: 044 161 069

Sëmundja e sheqerit është sëmundje metabolike që manifestohet me rritje të sheqerit në gjak për shkak të sekretimit të pakët të hormonit të insulinës, rezistencës në veprim të saj ose mungese së plotë të këtij hormoni.

Kjo sëmundje mund të prek secilin, pavarësisht nga mosha, raca, gjinia ose stili i jetës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), sot:

• Janë mbi 199 milion gra që jetojnë me diabet. Ky numër pritet të rritet deri në 313 milion në vitin 2040.
• 2 nga 5 gra me diabet janë të moshës reproduktive, duke llogaritur këtu mbi 60 milion gra në tërë botën.
• Diabeti është shkaktari i 9-të i vdekjeve tek gratë, duke shkaktuar 2.1 milion vdekje në vit.
• Gratë me diabet tip 2 pothuajse 10 herë janë më të prirura të kenë sëmundje koronare të zemrës se sa gratë pa këtë sëmundje.
• Gratë me diabet tip 1 kanë një rrezik të rritur për aborte të hershme spontane si dhe për të pasur bebe me malformacione.

Në një studim të vitit 2007 të publikuar në Annals of Internal Medicine, është gjetur që në mes viteve 1971 dhe 2000, niveli i vdekjeve të meshkujve me sëmundje të sheqerit ka pasur rënie, i cili bazohej në avancimet në trajtimin e sëmundjes së sheqerit.

Megjithatë, sipas këtij studimi, niveli i vdekjeve për gratë me sëmundje të sheqerit nuk ka treguar shenja të përmirësimit. Gjithashtu, diferenca e nivelit të vdekjeve në mes grave që kanë sëmundje të sheqerit dhe atyre që nuk kanë është dyfishuar.

Ky studim te gratë dhe burrat ka prezantuar disa arsye të mundshme për diferencat gjinore. Arsyet përfshijnë:

• Gratë zakonisht marrin trajtim më pak agresiv për faktorët e rrezikut kardiovaskularë dhe kushtet të cilat lidhen me sëmundjen e sheqerit.
• Komplikimet e sëmundjes së sheqerit tek gratë janë më të vështira për t’u diagnostikuar.
• Gratë zakonisht kanë lloje të ndryshme të sëmundjeve të zemrës në krahasim me meshkujt
• Hormonet dhe inflamacioni veprojnë në mënyra të ndryshme tek gratë
Shembuj të tjerë se si diabeti prek grat ndryshe nga meshkujt janë si në vijim:
• Sëmundja e veshkave është një komplikim tjetër i diabetit tip 1 dhe tip 2, i cili prek femrat më shumë se meshkujt.
• Depresioni është dy herë më i zakonshëm tek gratë me diabet në krahasim me meshkujt me diabet.
• Gratë me diabet janë më shumë të predispozuara për kontroll më të keq të glikemisë (që mund të çojë drejt hiperglikemisë dhe hipoglikemisë), obezitet, tension të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë në krahasim me meshkujt me diabet.

Në Klinikën e Endokrinologjisë, QKUK, gjatë vitit 2016 nga 770 pacientë me sëmundje të sheqerit, janë shtruar për trajtim hospitalor, ku 470 pacientë ishin femra dhe nga ky numër vetëm 30 gra ishin mbi moshën 80 vjeçare, duke nënkuptuar që vetëm një numër i vogël i grave me diabet arrin moshën e pleqërisë së vonshme.

Simptomat e përbashkëta (pa dallim gjinie) të diabetit:

• Etje dhe oreks i shtuar
• Urinim i shpeshtë
• Humbje e peshës ose shtim në peshë
• Lodhje
• Shikim i turbullt
• Plagë që shërohen ngadalë
• Infeksionet e lëkurës
• Lëkurë e errët në disa pjese të trupit (acantosis nigricans)
• Nervozë
• Erë acetoni
• Ndjeshmëri e dëmtuar e duarve dhe këmbëve

Simptomat e diabetit te gratë

Simptomat e grave me diabet janë të ngjashme me ato të meshkujve. Megjithatë, disa simptoma janë të veçanta tek gratë. Duke i kuptuar të dyja format e simptomave identifikimi i hershëm i grave me diabet do të jetë më i lehtë dhe qasja për trajtim më e hershme.

1. Infeksionet mykotike vagjinale dhe orale
Një rritje e shpejtë e mykrave të shkaktuar nga kërpudhat Candida albicans mund të shkaktojë infeksione vagjinale mykotike, dhe infeksione mykotike të gojës. Këto infeksione janë të zakonshme tek gratë.

Kur infeksioni zhvillohet në zonën vagjinale dhe simptomat përfshijnë kruarje, rrjedhje vagjinale dhe marrëdhënie seksuale të dhimbshme. Infeksionet mykotike të gojës shpesh shkaktojnë një shtresë të bardh si djathë në gjuhë dhe brenda gojës duke dhënë edhe vështirësi në gëlltitje. Nivelet e larta të glukozës në gjak ndikojnë në rritjen e kërpudhave.

2. Infeksionet urinare
Rreziku për infeksione të traktit urinar është më i madh tek gratë të cilat kanë diabet. Infeksionet e traktit urinar zhvillohen kur bakteret hyjnë në traktin urinar. Këto infeksione mund të shkaktojnë urinim të dhembshëm, ndjenjën e djegies, si dhe urinim me gjak ose të turbullt. Nëse lihen pa u trajtuar, ekziston rreziku i infeksionit të veshkave.

Infeksionet e traktit urinar janë të zakonshme tek diabeti për shkak të qarkullimit të dobët dhe pamundësisë së qelizave të bardha të gjakut për të reaguar më shpejt në qarkullimin e gjakut dhe për të ndërpre infeksionet.

3. Disfunksioni seksual tek femrat
Neuropatia diabetike ndodh atëherë kur glukoza e lartë në gjak dëmton fibrat nervore. Si rezultat i kësaj neuropatie ndodhë edhe dëmtimi i funksioni sekretues normal të vagjinës duke bërë që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhembshme.

4. Sindromi i ovarit policistik
Gratë me diabet shpesh kanë sindromë të ovareve policistike (PCOS), e cila është një faktorë rreziku për diabet, dhe mund të rezultojë me problem të fertilitetit (mbetjes shtatzënë

Shtatzënia

Shtatzënia dhe diabeti tip 1 dhe tip 2

Femrat me diabet tip 1 ose tip 2 mund të kenë një shtatzëni të shëndetshme nëse ato mjekohen me rregull dhe kanë një stil jete të shëndetshme me aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm. Duke menaxhuar kështu diabetin, ato nuk do të kenë komplikime.

Nëse planifikojnë të kenë një fëmijë, është mirë që të përpiqen të mbajnë nivelet e glukozës në gjak sa më afër nivelit normal.

Gjatë shtatzënisë, nëse sheqeri në gjak është i lartë dhe për shkak të insulinës së pamjaftueshme ajo nuk mund të përdoret nga qelizat e trupit, atëherë duke u përdorur yndyrat si material energjetik krijohen ketonet. Glukoza në gjak dhe ketonet kalojnë përmes placentës tek foshnja.

Megjithatë, foshnjat janë në rrezik për defektet e lindjes nëse nivelet e glukozës janë tepër të larta tek nëna. Sheqeri i lartë i cili kalon nga nëna tek foshnja e palindur e vë foshnjën në rrezik për rritje të peshës, dëmtime njohëse (konjitive) , vonesa në zhvillim, malformacione kardiake, dhe tension të lartë.

Diabeti gestacional
Diabeti gestacion është i ndryshëm nga diabeti tip 1 dhe tip 2 sepse është specifik për gratë shtatzëna. Hormonet e shtatzënisë pengojnë veprimin e insulinës duke bërë të rritet glukoza në gjak. Diabeti gestacion diagnostikohet në periudhën 24-28 javë të shtatzënisë.

Në 10% të grave që kanë pasur diabet gestacional gjatë shtatzënisë, mund të lajmërohet diabeti tip 2 brenda periudhës 10 vjeçare nga lindja.

Faktorët e rrezikut për diabet tip 2:

• mosha është më e vjetër se 45 vjeç
• mbipeshë ose obezitet
• histori familjare të diabetit (prind apo vëlla)
• lindje e fëmijës me një peshë mbi 4.5 kg
• ka pasur diabet gestational
• jetë sedentare

Çfarë duhet bërë që gratë me diabet të kenë një qasje më të mirë në trajtim?

Bazuar në rekomandimet e IDF: 

• Sistemi shëndetësorë duhet t’i kushtojë kujdes adekuat nevojave dhe prioriteteve të veçanta të grave.
• Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë qasje në barnat esenciale dhe edukimin e vet-menaxhimit dhe informimin për të cilin kanë nevojë të arrijnë rezultate optimale të diabetit.
• Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë qasje në shërbimet e planifikimin të shtatzënisë me qëllim të reduktimit të rrezikut gjatë shtatzënisë.
• Të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje në aktivitetin fizik me qëllim të përmirësimit të rezultateve të tyre shëndetësore.
• Strategjitë e parandalimit të diabetit të tipit 2 duhet të përqendrohen në shëndetin e nënës dhe të ushqyerit dhe sjelljet e tjera shëndetësore para dhe gjatë shtatzënisë, si dhe të ushqyerit e foshnjave në fëmijërinë e hershme.
• Vizitat e kujdesit antenatal gjatë shtatzënisë duhet të optimizohen për promovimin e shëndetit në gratë e reja dhe zbulimin e hershëm të diabetit tip 2 dhe diabetit gestacional
• Depistimi për sëmundjen e sheqerit dhe diabetit gestacional duhet të integrohet në ndërhyrje dhe shërbime të tjera të shëndetit të nënës në nivelin e kujdesit shëndetësor primar për të siguruar zbulimin e hershëm, kujdes më të mirë për gratë dhe ulje të vdekshmërisë së nënës.
• Punonjësit shëndetësorë duhet të trajnohen në identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe përcjelljen e diabetit gjatë shtatzënisë.
• Gratë dhe vajzat janë agjentët kryesorë në adaptimin e mënyrave të jetesës së shëndetshme për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhshme. /Telegrafi/

The post Sëmundja e sheqerit te gratë appeared first on Telegrafi.

Molari i parë i përhershëm, mbrojtja profilaktike e tij

$
0
0

Prof.Ass.Dr. Agim B. Begzati, DDS,PhD
Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Prishtinë
tel. 044 124 092

Pse molari i parë i përhershëm është aq i rëndësishëm?

Molari i parë përhershëm është dhëmb tejet i rëndësishëm, funksioni kryesor i të cilit konsiston në bluarje të ushqimit dhe përgatitjen e tij për treten e mëtejme.

Një funksion tjetër i rëndësishëm i tij është se ky dhëmbë së bashku me dhëmbët e frontit e fiksojnë lartasin e kafshimit deri në daljen e dhëmbëve të tjerë. Interkuspidimi i tij me dhëmbin e nofullës tjetër e bënë që të ruhet raporti ndërnofullor dhe të pengohen anomalit eventuale gjatë daljes së dhëmbëve të tjerë.

Mu për këtë arsye Angel i quajti “çelës të okluzionit”. Pra, molari i parë i përhershëm është dhëmbi më i rëndësishëm i mastikacionit dhe luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e okluzionit funksional.

Kur del dhe pse përfshihet shpejt nga kariesi?

Molarët e parë të përhershëm janë dhëmbët e parë që dalin prej grupit të dhëmballëve, dalin në pjesën më të fortë të nofullës, dalin aty ku mbaron vargu i dhëmbëve të qumështit. Molari i për i përhershëm del në moshën 6 vjeçare. Është dhëmbi më i ndjeshëm në karies.

Përfshirja e shpeshtë nga kariesi dhe humbja tij ndodhë për dy arsye të rëndësishme:

Faktori primar- është morfologjia e dhëmbit. Molari i parë i përhershëm është dhëmbë masiv, ka formë e rombit. Pesë sipërfaqe: njëra nga ana linguale, tjetra nga ana bukale, dy sipërfaqe anësore dhe sipërfaqja okluzale (kafshuese). Është karakteristike sipërfaqja okluzale e cila përbëhet nga disa kreshta të ngritura­tuberkulat, dhe disa gropëza dhe hulli-fisurat.

Përderisa kreshtat ndihmojnë në bluarjen e ushqimit dhe për një interkuspidim të mirë me dhëmbin e nofullës tjetër, gropëzat dhe hullitë kanë më tepër rol negativ. Gropëzat dhe, fisurat janë vende ku më lehtë ngec ushqimi dhe bakteret, dhe njëkohësisht janë më të pavolitshme për pastrim.

Sipas të dhënave nga literatura, lokalizimi më i shpeshtë i kariesit është pikërisht në gropëzat dhe hullitë mbi 70%. Në gropëzat dhe hullitë e thella, fijet e brushës nuk mund të depërtojnë. Pra janë vende të përshtatshme për akumulimin e pllakut dental. Thellësia e tyre dhe forma mund të jenë të ndryshme, ndonjëherë fijet e brushës nuk mund të depërtojnë në thellësi të tyre në mënyrë që, të mënjanojnë pllakun dental.

Te dhëmbët me fisura të thella ku nuk mund të depërtojnë fijet e brushës preferohet që mjeku t’i mbush ata me një shtresë të hollë të materialit sintetik ngjitës (vulosja e fisurave), në mënyrë që të parandalohet akumulimi i ushqimit dhe baktereve në fisurat e thella, për të mos u shkaktuar kariesi.

Faktori sekondar – jo i drejtpërdrejt por shumë i rëndësishëm. Në fakt është mungesa e njohurive nga ana e prindërve lidhur me daljen e tij. Shumë prind nuk e dinë se ky dhëmbë del vetëm njëherë dhe se nuk ndërrohet. Kjo mos dije është pasojë e mos informimit se ky dhëmbë del herët, që në moshën 6 vjeçare, ngjit me vargun e dhëmbëve të qumështit.

Në këtë mënyrë fitohet përshtypja se është pjesë e tyre. Kjo paqartësi dhe mos dije bën që prindi të injoroj prezencën e këtij dhëmbi me arsye se “është i përkohshëm dhe nëse prishet s’ka dert do të del tjetri që e zëvendëson”.

Duke marrë parasysh edhe formën, prezencën e gropëzave dhe hullive, atëherë gjasat që ky dhëmbë të përfshihet nga karies janë shumë të mëdha. Këtë e dëshmon e dhënë se në mbi 1/3 e fëmijëve që vizitojnë klinikën tonë, intervenimi ndodhë mu te ky dhëmbë.

Masat parandaluese të kariesit te molari i parë i përhershëm

Ndërmarrja e masave preventive dhe ndikimi i tyre mund të ndahen në dy intervale kohore të veprimit: në kohën para-eruptive dhe pas­eruptive.

Periudha para-eruptive karakterizohet me kalcifikim intensiv të molarit të parë që nga lindja deri në vitin e tretë të jetës. Në këtë periudhë ndërmerren të gjitha masat e profilaksës postnatale të kariesit. Këto masa konsistojnë në: aplikimin endogjen të fluorit, regjim higjienike-dietal, sanimin e kariesit të dhëmbëve të qumështit, sidomos ana distale e molarëve të dytë (që është e takuar me molarin e parë të përhershëm).

periudhën pas-eruptive masat konsistojnë në:

• kujdes në ushqim (më pak ushqim të ëmbël)
• mbajtja e rregullt dhe e drejtë e higjienës orale.

Në këtë periudhë mund të ndërmerren edhe disa masa shtesë profilaktike-terapeutike:

• impregnimi me “fluor, mbyllja preventive e fisurave
• sanimi i karieseve iniciale.

Mbani mend:

* Përkujdesja higjienike e dhëmbëve në moshë sa më të hershme do të pamundësonte zhvillimin e kariesit dhe komplikimet që pasojnë.

* Një prishje e dhëmbit, sa do e vogël që të ju duket, duhet trajtuar te stomatologu sa më herët.

Me dhëmbë të shëndoshë- një jetë e shëndoshë dhe me plotë buzëqeshje. /Telegrafi/

The post Molari i parë i përhershëm, mbrojtja profilaktike e tij appeared first on Telegrafi.

Pilingu medicinal – për lëkurë perfekte dhe me pamje e shkëlqim diellor

$
0
0

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Beauty Academy “DERMO-ESTETICA”
Dermatovenerolog/Botox&Juvederm Practitioner/Mesotrax Thread – Certified LPG Trainer/Enerpeel National Trainer/Certified Laser Specialist
Mob. + 377 44 53 00 53 / + 386 49 53 00 53
Fb: BeautyAcademyDermoEstetica Inst: beautyacademy.dermoestetica
email:academy.dermoestetica@gmail.com
Blv. “Dëshmorët e Kombit” 66 (përballë AAK-së), Prishtinë  

Është një procedurë shumë e përdorshme për personat që kanë njolla në fytyrë, rrudha dhe fytyrë pa shkëlqim dhe elasticitet. Acidet alfahidroksi dhe trikloroacetiku janë më të përdorshme për këtë qëllim.

Formulimi i saktë i përqindjeve të këtyre acideve në përmbajtjen e përdorur për aplikim është në varësi të tolerueshmërisë individuale dhe problemit që trajtohet.

Procedura e pilingut kimik kryesisht përdoret për arsye kozmetike, por gjen përdorim të madh dhe në trajtimin e disa patologjive, si heqjen e lezioneve parakanceroze në lëkurë, trajtimin e akneve dhe eliminimin e shenjave që ato lënë në fytyrë.

Produktet e acideve që mund të përdorën janë të ndryshme dhe me përqendrime të ndryshme si dhe mund të kombinohen: acid glikolik, acid piruvik, acid mandelik, acid salicilik, acid laktik, resorin, acid trikloracetik etj.

Mund të aplikohen në lëkurën e fytyrës, qafë, dekolte, gjokse, rreth syve dhe në shuplaka.

Përdorimet:

• Lëkurë e thatë dhe e ashpër;
• Rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudhat sipërfaqësore:
• Përmirëson pamjen e një lëkure të dëmtuar nga dielli;
• Ndihmon në trajtimin e akneve dhe shenjave nga aknet;
• Ndihmon në korrigjimin e problemeve të pigmentit;
• Heq njollat nga shtatzënia ose rrezatimi diellor;
• I jep lëkurës njëtrajtësi në ngjyrë dhe lëmueshmëri

Duhet marrë parasysh

• Pilingu mund të jetë i nevojshëm më shumë se një aplikim për të marrë efektin e duhur;
• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me SPF të lartë për mbrojtje nga rrezatimi diellor.

Çfarë duhet të dini tjetër

• Mund të përdoret në fytyrë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit;
• Mund të kërkojë paratrajtim me Retin-A ose kremra me AHA;
• Trajtimi zgjat 20-30 minuta;
• Preferohet për pacientë me lëkurë të errët;
• Thellësia e piling mund të rregullohet në varësi të përqendrimit;
• Mund të jenë të nevojshme trajtime të përsëritura për rezultate maksimale;
• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me SPF të lartë për mbrojtje nga rrezatimi diellor për disa muaj pas procedurës.

Kjo procedurë është e sigurt, n.q.s. kryhet nga një mjek specialist dhe i trajnuar për këto procedura dermo-estetike si dhe në kushtet e përshtatshme. Është një procedurë e sigurt, megjithatë nuk mund evitohen edhe pse shumë rrallë disa efekte anësore, si infeksioni apo shenjat në lëkurë.

Planifikimi i procedurës

Fillimisht është e rëndësishme që të kontaktoni me një mjek, i cili është i trajnuar në këtë fushë dhe të pyesni me hollësi për procedurat dhe mundësitë që ju ofrohen.

Gjatë konsultës duhet të diskutoni përparësitë dhe efektet negative duke pyetur për të gjitha detajet që ju interesojnë. Personat që vuajnë nga Herpes kronik duhet ta informojnë mjekun para kryerjes së procedurës.

Aplikimi i procedurës

Kjo procedure kryhet në zyrën e mjekut me praninë e të gjitha mjeteve të nevojshme dhe në kushte higjienike të larta. Nuk është i nevojshëm aplikimi i anestezisë.

Lëkura duhet të jetë e pastër (pa kremra) ndërsa meshkujt duhet të kenë fytyrën e rruar.

Fillimisht mjeku do t’ju aplikojë një solucion në lëkurë për të siguruar pastrimin e thellë të saj, më pas aplikohet solucioni specifik (acidi) në të gjithë zonën që do trajtohet dhe pas një kohe, jo më shumë së 5 minuta, bëhet aplikimi i një neutralizuesi për heqjen e tij. I tërë trajtimi zgjatë rreth 30 min.

Në bazë të thellësisë së pilingut të kryer dhe reagimit të lëkurës së pacientit mund të aplikohen lokalisht kremra regjenerues ose me bazë acidin hialuronik për të përshpejtuar procesin e rigjenerimit.

Efektet anësore/komplikacionet

Ënjtje, skuqje, irritime, herpes simplex dhe infeksione bakteriale, hiperpigmentim post-inflamator (zakonisht i përkohshëm), shpërthime akneiforme, vrazhdësi të përkohshme.

Pamja e re e fytyrës tuaj

Përmirësimi nga pilingu kimik mund të jetë shumë i dukshëm që në fillim. Shikohet një lëkurë më e shëndetshme dhe me shkëlqim. Me vazhdimin e trajtimeve shikohet në vazhdimësi një përmirësim i përbërjes së lëkurës. Këto trajtime japin efekte që zgjasin për një kohë të gjatë, por nuk janë imune ndaj efektit të rrezatimit diellor dhe moshës. /Telegrafi/

The post Pilingu medicinal – për lëkurë perfekte dhe me pamje e shkëlqim diellor appeared first on Telegrafi.


Konjunktiviti neonator

$
0
0

Konjunktiviti neonator apo siç njihet edhe si Ophthalmia neonatore, i referohet çdo forme të konjunktivitit që ndodh në 28 ditët e para të jetës.

Dr. Anita Syla Lokaj
Specialiste e Oftlamologjisë, PhdC
tel: 044 756 682

Kjo formë e konjunktiviti është me etiologji infektive dhe aseptike por më së shpeshti paraqitet me etiologji infektive siç janë: bakteret, Chlamydia trachomatis, Neisseria gonorrhoeae, Staphylococcus aureus, Streptococcus pneumoniae dhe organizma të tjerë të ndryshëm.

Po ashtu mund të ketë shkaqe virale – sidomos virusi herpes simplex. Një formë e konjunktiviti aspektik është edhe reagimi ndaj irrituesve kimikë dhe në shumicën e rasteve është një gjendje vetëshëruese që zgjat jo më shumë se 24 deri në 36 orë dhe nuk ka nevojë për trajtim. Kjo e dallon nga infeksionet e lartëpërmenduara që duhet të trajtohen.

Në shumicën e rasteve, konjunktiviti i të porsalindurve është një sëmundje që kalon pa komplikime. Përjashtim bën infeksioni gonokoksik, i cili mund të progredoj me shpejtësi në dëmtimin e kornesë dhe për pasojë humbjen e përhershme të shikimit.

Epidemiologjia

Ophthalmia neonatoe paraqitet në 1-12% të foshnjave në botën perëndimore. Shifra e saktë ndryshon sipas gjendjes socio-ekonomike të vendeve të ndryshme. Incidenca shkon deri në 23% në vendet në zhvillim.

Fillimisht, termi Konjunktiviti neonator i referohej konjuktivitit në të porsalindur të shkaktuar nga N. gonorrhoeae, por tani termi përdoret për çdo formë të konjuktivitit në këtë grupmoshë, pavarësisht nga etiologjia.

Faktori kryesor i rrezikut për konjunktivit neonator me origjinë gonokoksike ose nga klamidia është prania e një sëmundjeje seksualisht e transmetueshme tek nëna. Mundësia e transmetimit te këtyre sëmundjeve nga nëna e infektuar tek foshnja është mjaftë e madhe.

Infeksioni me Klamidia është tani shkaku më i zakonshëm i konjuktivit infektiv neonatal, duke përbërë 2-40% të rasteve.
N. gonorrhoeae tani përbën më pak se 1% të rasteve të raportuara të konjunkitivit të porsalindurve ose neonatal.

Incidenca e këtyre dy patogjenëve ka rënë gjatë një periudhe prej dy dekadash, për shkak të përhapjes së prevalencës në popullatë dhe për mjekimin e tyre para lindjes.

Bakteret jo-seksualisht të transmetueshme të tilla si Staphylococcus, Streptococcus, Haemophilus dhe bakteret e tjera Gram-negative, përbëjnë shumicën e rasteve të mbetura të oftalmisë neonatore (30-50%)

Konjuktiviti i natyrës jo infektive ose aseptike, i quajtur konjunktivit kimik, i shkaktuar nga aplikimi i pikave të nitratit të argjendit, përbën pjesën më të madhe të pjesës tjetër të konjunktivitit.

Rastet e konjuktivitit kimik janë në rënie, pasi që profilaksa ose parandalimi me solucionin e nitratit të argjendit është zëvendësuar nga agjentë të tjerë të cilat, nga ana tjetër, kanë reduktuar incidencën e konjuktivit gonokoksik

Prezantimi klinik

Foshnjat e prekur nga konjunktiviti neonator karakterizohen nga prezenca e sekretit mukoid ose mukopurulent në njërin apo të dy sytë brenda muajit të parë të jetës. Konjunktiva është e skuqur e shoqëruar me ënjtjen e kapakëve.

Konjuktiviti kimik

Ekziston një acarim i lehtë me skuqje në një foshnjë që janë aplikuar pikat e nitratit argjendit si masë profilaktike (përdoret për parandalimin e infeksionit nga gonokoku). Shfaqet disa orë pas lindjes dhe zhduket vetvetiu brenda 24-48 orëve të para të jetës.

Konjuktiviti bakterial

Kjo formë e konjunktivitit zakonisht ka një periudhë më të gjatë inkubimi sesa shkaqet tjera infektive, duke paraqitur me një fillim subakut mes ditës së 4 dhe 28 të jetës. Në varësi të patogjenit, mund të ketë një pasqyre klinike të përzier të një syri të kuq me ënjtje të kapakut dhe një sasi të ndryshme të sekretit purulent.

Llojet e zakonshme specifike të infeksionit bakterial janë:

Infeksioni Gonokoksik– zakonisht, 1-5 ditë pas lindjes, por mund të ndodhë më vonë: injeksioni i hiperakut i konjunktives i shoqëruar me hemozë ose ënjtje të konjunktives, edemë të kapakut si dhe sekret shumë të shprehur mukopurulent. Nëse nuk trajtohet me kohë mund të ketë ulcerim dhe perforim të kornesë

Infeksioni klamidial–periudha e inkubimit 5-14 ditë pas lindjes (disa raportojnë deri në 28 ditë pas lindjes):sekret të njëanshëm ose i dyanshëm. Konjunktivitin nga kalmidia mund ta shoqërojë edhe gjendje të tjera si riniti, otiti dhe pneumonia. Sytë zakonisht janë më pak të skuqur sesa në rastin e infeksionit gonokoksik.

Konjuktiviti viral

Fillimi është akut, 1-14 ditë pas lindjes: sekret serosanguinoz i njëanshëm/ose dyanshëm i shoqëruar ose jo me lezione vezikulare në lëkurë. Karakteristika të tjera okulare mund të përfshijnë keratit, uveiti i përparmë, katarakte, retinit dhe (rrallë) neuriti optik. Jo rrallë, infeksioni sistemik mund të shkaktojë verdhëzën, hepatosplenomegali, pneumoni, meningoencefalit dhe koagulimi intravaskular i shpërndarë.

Diagnoza diferenciale

Obstruksioni kongjenital i kanalit nazolakrimal paraqitet po ashtu në këtë fazë të jetës. Kjo gjendje karakterizohet me sekrecion të trashë mukopurulent, por syri nuk është i skuqur dhe gjendja e përgjithshme e foshnjës është e mirë. Shumica e rasteve me mbyllje të kanalit të lotit hapen vetvetiu deri në moshën 12 muajshe.

Përcaktimi i diagnozës

Historia e sëmundjeve ngjitëse seksualisht të mëparshme ose të njëkohshme tek nëna dhe rezultatet e çdo kulture qafës së mitrës të marra gjatë shtatzënisë kontribuojnë në përcaktimin e diagnozës.

Ekzaminim okular i detajuar

Analiza mikrobiologjike – strisho e konjuktives (të marra nga kapaku i syrit) dhe mbjellja e tyre në kultura përfshinë zbulimin e shkaktarit të infeksionit. Ngjyrosja Gram kërkohet urgjentisht kur ekziston dyshimi i konjuktivit gonokoksik. Edhe në qoftë se dyshohet se infeksioni gonokoksik është prezent, patjetër duhet të kryhen ekzaminime shtesë për të zbuluar edhe infeksionin e mundshëm klamidial.

Trajtimi

Konjuktiviti kimik

Nuk ka nevojë për ndonjë formë të trajtimit edhepse disa favorizojnë përdorimin e lotëve artificial. Këta fëmijë kanë nevojë për përcjellje gjatë 24 orëve për të konfirmuar se kjo ishte me të vërtetë një rast i acarimit kimik në krahasim me ndonjë infeksion të hershëm.

Infeksion bakterial

Trajtimi bëhet në mënyrë ambulantore përveç nëse ka përfshirje të kornesë, foshnja duhet të shtrohet në spital dhe të trajtohet si për keratitin mikrobik.

Infeksioni klamidial

Sirup oral eritromicin (50 mg/kg/ditë e ndarë në katër doza) për 14 ditë. Vetëm trajtimi lokal nuk është i mjaftueshëm (dhe zakonisht nuk ndihet i nevojshëm kur merret trajtimi sistemik).

Prania e klamidisë në sy tregon mundësinë e pranisë së saj edhe në traktin respirator, gjë që është një arsye tjetër për terapi sistemike. Nëna dhe partnerët e saj seksualë gjithashtu do të duhet të trajtohen.

Infeksioni gonokoksik

Këta të posalindur kanë nevojë për hospitalizim dhe vlerësim të detajur për sëmundje sistemike. Shpërlarja e shpeshtë me tretje gjatë ditës është e rekomanduar për të larguar sekretin e shtuar. Përveç kësaj, këta foshnja mund të trajtohen me yndyrë bacitracin çdo- 4 orë. Nëse përcaktohet ndjeshmëria e penicilinë atëherë përdoren penicilina.

Nuk ka protokoll të caktuar të trajtimit, por opsionet përfshijnë përdorimin e ceftriaksonit (dozë e vetme: 25-50 mg/kg intravenoz (IV) ose intramuskular (IM), jo më shumë se 125 mg në total) ose cefotaxime (dozë e vetme: 100 mg/kg IV ose IM). Nëse ka alergji në penicilinë ose cefalosporinë, duhet të konsultohet edhe infektologu. Bebet e tilla duhet të trajtohen njëkohësisht edhe për infeksion klamidial, si më sipër.

Infeksioni viral

Këto foshnje duhet të hospitalizohen dhe të trajtohen me aciklovir IV: (45-60 mg/kg/ditë e ndarë në tri doza). Kjo vazhdon për 14 ditë nëse ka sëmundje të lokalizuar dhe 21 ditë nëse ka sëmundje të shpërndarë.

Komplikimet

Komplikimet lidhen kryesisht me konjuktivitin gonokoksik. Shumica e shkaqeve të tjera të konjuktivit në të porsalindur kalojnë pa komplikime. Komplikimet e gonokokut përfshijnë:

– Keratiti-infeksioni i kornesë
– Dëmtimi i përhershëm i shikimit

Bakteret e tjera rrallë japin pasoja serioze:

Mund të ndodhë një infeksion sistemik i përhapur – p.sh. pneumonia klamidike, pastaj meningoencefalti nga shpërndarja e infeksionit me herpes simplex.

Prognoza

Infeksioni i klamidial: 80% tërësisht kurohet pas një trajtimi adekuat.

Infeksion bakterial: rrallë dështon të përgjigjet ndaj trajtimit të duhur me antibiotik përkatës.

Infeksioni viral: prognoza okulare mund të jetë e favorshme, por ndonjëherë pasojat sistemike mund të jenë fatale.

Konjunktiviti kimik: shërim i plotë spontan pritet 24-36 orësh pas aplikimit te pikave.

Parandalimi

Çështja e parandalimit lidhet kryesisht me trajtimin e infeksioneve te cilat potencialisht mund të fitohen gjatë aktit të lindjes, kryesisht konjunktiviti gonokoksik.

Tradicionalisht, është provuar të parandalohet me përdorimin e pikave të nitratit argjendi prej 2% Megjithatë, ky trajtim nuk parandalon absolutisht të gjitha rastet dhe shkakton konjuktiviti kimik të përkohshëm në një përqindje të lartë të foshnjave (50-90%). Si rezultat, eritromicina dhe tetraciklina, të cilat janë paksa më efektive, janë duke u përdorur si mjete profilaktike kundër të gjitha infeksioneve duke përfshirë gonorrenë.

Kohët e fundit, ka filluar aplikimi edhe o pikave të povidone-jod 2,5%, i cili është më efektiv se agjentët e tjerë, veçanërisht kundër infeksionit klamid, dhe që duket se nuk kanë efekte anësore sistemike. /Telegrafi/

The post Konjunktiviti neonator appeared first on Telegrafi.

Pesë top-procedurat jokirurgjike më të popullarizuara për festat e fundvitit

$
0
0

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Beauty Academy “DERMO-ESTETICA”
Dermatovenerolog/Botox&Juvederm Practitioner/Mesotrax Thread – Certified LPG Trainer/Enerpeel National Trainer/Certified Laser Specialist
Mob. + 377 44 53 00 53 / + 386 49 53 00 53
Fb: BeautyAcademyDermoEstetica Inst: beautyacademy.dermoestetica
email:academy.dermoestetica@gmail.com
Blv. “Dëshmorët e Kombit” 66 (përballë AAK-së), Prishtinë

Derisa dikush flet me nostalgji për të kaluarën, të tjerë me vitin e ri, presin edhe ndonjë fillim të ri si në planin personal ashtu edhe të punës dhe karrierës, andaj fillojnë përgatitjet… se Viti i Ri – është sinonim i fillimeve të reja!

Këto përgatitje në aspektin konvencional sikur nënkuptojnë blerjet e ndryshme…dhe sikur ka kaluar në trend, kulturë, stil, modë, që festat e fundvitit, të karakterizohen me dëshirën, nevojën për më shumë glamur, shkëlqim, madhështi, pamje dhe paraqitje sa më pompoze dhe avangarde…

Në botën bashkëkohore dhe të emancipuar, më nuk konsiderohen si IN vetëm të kesh fustanet e shtrenjtë, këpucë të bukura dhe me take të larta, stoli me ari, argjend apo diamant…

Por, edhe të kemi flokë dhe lëkurë të shëndoshë dhe të bukur, me pak rrudha, me pamje rinore, me butësi dhe shkëlqim.

Top procedurat jokirurgjikale (kozmetikë mjekësore dhe dermatologji estetike) që radhiten si më të kërkuarat, popullarizuarat, preferuarat dhe avancuarat, për të arritur rezultate dhe efekte më të mira, të shpejta dhe të dukshme, janë renditur si në vijim:

Për fytyrë perfekte dhe me shkëlqim festiv
(Trajtime estetike të ashtuquajtura 5 min në 12)

TRAJTIMET me BOTOX

(Eliminimi i rrudhave, lifting fytyre, ngritja e vetullave, parandalimi i plakjes)

Botox – është toksinë e zbutur, që ka shumë aplikime në mjekësi. Injektimi i kujdesshëm në doza të caktuara bënë bllokimin e përkohshëm të kontraktimit të muskujve të cilët marrin pjesë në krijimin e mimikës së fytyrës.

Vepron në lidhjen neuromuskulare me ç’rast bënë dobësim dhe paraezë të muskujve. Aplikimi është pa dhembje dhe zgjatë disa minuta.

Veprimi është i kufizuar vetëm në vendin e injektimit.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

Efektet janë të shpejta (vërehen pas 3 ditësh) dhe zgjasin rreth 6 muaj. Fytyra merr pamje të re, natyrale, të freskët – me zvogëlimin e rrudhave në ballë, mes vetullave, për rreth syve, rreth gojës, mjekër, qafë dhe në përgjithësi në fytyrë.

Botox quhet edhe si eliksir i bukurisë dhe pamjes rinore.

Aplikimet:

– reduktim i rrudhave ballit, rreth syve, mes vetullave ngritje e vetullave,
– lifting fytyre stopon dhe parandalon plakjen
– procedurë e lehte, pak dhembje, realizohet për 30 min
– efekte imediate, të shpejta
– rezultatet zgjasin rreth 6 muaj
– nga moshat 25- 65 vjeçare
– te të dy gjinitë

TRAJTIMET me MBUSHËS (filler) me HIALURON

Acidi hialurinik është glycosaminoglycan, përbërës natyral i lëkurës, që bënë stabilizimin e strukturave ndërqelizore duke ndikuar në prodhimin e rrjetit të kolagjenit dhe elastines me që rast bëhet edhe ndërtimi i strukturës fibroelastike të lëkurës.

Është në formë geli steril me përbërje jo-shtazore dhe përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, palëve në fytyrë, rregullon relievin, revitalizimin, hidratimin e thellë, rritjen e volumit të buzëve dhe formësimin e konturave të fytyrës…

Metoda e injektimit është e shpejtë, e sigurt, pa dhimbje, joinvazive. Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, botox, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring/Rejuvenation).

Rezultatet e parë janë të dukshme edhe menjëherë pas injektimit dhe zgjasin nga 1-2 vite.

DIZAJNIMI i BUZËVE (mbushje, volum, përkufizim, modelim, zmadhim…)

Nuk është sekret që buzët janë pjesë e rëndësishme e bukurisë së fytyrës…ato tërheqin vëmendjen qoftë me një buzëqeshje miqësore, një puthje, ose me një ndryshim të shpejtë të mimikës!

Ajo që konsiderohet e bukur mund të ndryshojë në kultura të ndryshme, por disa gjëra janë të përbashkëta: studimet tregojnë që buzët më të gjëra, të plota dhe mirë të definuar në përgjithësi konsiderohen atraktive duke dhënë bukuri dhe pamje rinore.

Është procedurë e shpejtë dhe e lehtë për tu realizuar dhe rezultatet janë menjëherë të dukshme.

Ndryshoni pamjen tuaj për një moment!
Buzë festive – plot pasion, emocione, vetë besueshmëri, krenari dhe buzëqeshje të re !

Dizajnimi, mbushja, modelimi, volumi i BUZËVE:

– procedurë e lehtë, e shpejtë, pa komplikime, pa efekte të dëmshme
– bëhet me anestezion lokal dhe pastaj injektohet materiali me gjilpërë
– mbushja zgjatë me shume se 1 vit
– duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maxillofacial.

MBUSHJA e MOLLËZAVE
(Mbushja, volumi, modelimi … Me Mollëza si Molla)

– Shpeshherë gjatë punës time profesionale, jam i detyruar të përdori edhe ilustrime matematikore.
– “Ogee Curve”- është projeksion gjeometrik që e shfrytëzoj te mbushja e mollëzave.
– Kjo lakore e dyfishtë në formë “S” është konvekse sipër dhe konkave poshtë duke ia dhënë fytyrës pamjen e trekëndëshit dhe duke mposhtur Ligjin e Gravitacionit.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

RIMODELIMI dhe KONTURAT e FYTYRËS

PROFHILO – është mbushës lëkuror me koncentrim të lartë të acidit hijaluronik (64 mg /ml), kombinim i molekulave me peshë specifike të ultë dhe lartë; është i pastër dhe pa shtesa të agjentëve kimik.

Kjo e bënë këtë produkt unikal, të veçantë, inovativ dhe është një zbulim i ri ndër të gjitha produktet injektabile në botën estetike.

Është diçka ndërmjet mbushësve dhe mezoterapisë.

Veprimi: Bioremodelim – Bioristrukturim – Biorigjenerim – Hidrolift akcin

PROFHILO – lirshëm depërton (difundon) nga shtresa e sipërme në të mesmen të lëkurës (mbushësit tradicional nuk mundën); duke krijuar volumin atje ku më së shumti është e nevojshme.

Stimulon formimin e kolagjenit, elastinës, hidratim të thellë, volum, tendosje, elasticitet, tonifikim, rigjenerim të lëkurë …

Injektohet me gjilpërë në lëkurë në zona të ndryshme; fytyrë (balli, faqet), qafë, dekolte, shuplaka, pjesën e brendëshme të parakrahut …

Protokolli i injektimit në fytyrë është shumë specifik: vetëm në 5 pika të caktuara ne secilën anë (BAP technique – Bio aesthetics points).

Aplikimi: Lëkura e lëshuar, rrudhat e imta dhe moderuara, humbja e volumit, hidratimit, tonusit …

RINOPLASTIKA JO KIRURGJIKALE

Rinoplastika likuide është një trajtim jokirurgjik që e ndryshon formën e hundës duke përdorur mbushës të injektueshëm.

Është e shpejtë, e lehtë dhe rezultatet janë të menjëhershme.

Një rinoplastikë likuide mund ta përmirësojë formën, madhësinë dhe në disa raste, edhe pozitën e majës së hundës; ta drejtojë hundën ose të fshehë ndonjë gungë eventuale.

Cilat janë përparësitë e rinoplastikës likuide në raport me rinoplastikën kirurgjike?

1. Rinoplastikës likuide i nevojitet shumë pak apo aspak kohë inaktive. Mavijosja është shumë e rrallë dhe shumica e njerëzve mund të shkojnë në punë menjëherë
2. Është e shkëlqyeshme për korrigjimin e gropëzave të vogla
3. Rezultatet shihen menjëherë
4. Është shumë e sigurt
5. Nëse nuk ju pëlqen, mund të shpërbëhet brenda 24 orësh

Cilat janë anët negative të rinoplastikës likuide?

1. Nuk e bën hundën më të vogël
2. Nuk vlen për çfarëdo hunde. Nevojitet të bëni një konsultim dhe një ekzaminim për të përcaktuar nëse rinoplastika likuide është e duhura për ju
3. Rinoplastika likuide është e përkohshme (rreth 2 vite)

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

MEZOTERAPI me BIORIVITALIZIM

Është metodë, e cila aplikohet në mjekësinë estetike me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, hidratimit intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit.

Gjatë mezoterapisë mikroinjektohen në mezodermë, përbërësit e vitaminave, mineraleve, aminoacideve, acidi hialuronik, antioksidante dhe të tjera, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar që të krijojnë efekt pozitiv biologjik dhe të eliminojnë çrregullimet fiziologjike.

Mezoterapia aplikohet sipas protokollit të përcaktuar dhe është individuale sipas moshës dhe gjinisë. Mund të aplikohet në të gjitha pjesët e fytyrës dhe të trupit.

Aplikohet te:

▪ reduktimi i rrudhave dhe preventiva e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte ▪ tendosja e lëkurës së lëshuar të fytyrës, qafës dhe dekoltesë ▪ hidratimi intensiv dhe i thellë i lëkurës ▪ ruajtja e balancës së mirë biologjike;
▪ ngritja e tonusit dhe elasticiteti i lëkurës ▪ reduktimi i vragave nga aknet, si edhe vragave të natyrës tjetër ▪ eliminimin e pigmenteve nga lëkura ▪ trajtimi i gropave të errëta të syve ▪ terapia te aknet dhe e poreve të zgjeruara ▪ rinimi i lëkurës së shuplakave ▪ tendosja e lëkurës së lëshuar të parallërave, stomakut ▪ transformimi i trupit ▪ eliminimi i celulitit në të gjitha fazat ▪ reduktimi i striave ▪ rënia e flokëve; forcimi, hidratimi dhe nxitja e rritjes së flokëve, rigjenerimi i lëkurës së kokës etj.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

PILINGU MEDICIONAL/KIMIK
(Për lëkurë perfekte me pamje dhe shkëlqim diellor)

Lëkura është një organ i shtrenjtë dhe delikat të cilin njeriu e ka ruajtur që në lashtësi: fillimisht me përbërës natyralë, pastaj me mjetet më inovative.

Pilingu kimik është një procedurë mjekësore e cila shfrytëzon kombinimet kimike që ndikojnë në rigjenerimin histologjik dhe ultrastrukturor të lëkurës, duke e ripërtërirë epidermën dhe duke riformuar mikro-arkitekturën e dermës.

Kjo procedurë aplikohet për të përmirësuar gjendjen e lëkurës, eliminohet shtresa korneale me qëllim të ndryshimeve fiziologjike të pamjes së lëkurës si dhe ripërtëritjes së shtresës epidermale të re.

Eksfoliacioni kimik, gjegjësisht procedura e eliminimit të qelizave epidermale, pas të cilit pason rigjenerimi – vepron si prevenim, kontroll, terapi ose zbutja e disa ndryshimeve patologjike në lëkurë.

Indikacionet mjekësore për përdorim

– Lëkura e dëmtuar nga rrezet UV (keratoza aktinike, elastoza solare, lentigo solare, dermatohelioza, çrregullimi i pigmenteve);
– Lezionet hiperpigmentoze (melazma, hiperpigmentimet post –inflamtore);
– Akne dhe indikacione tjera (cikatrikset sipërfaqësore, keratoza nga radiacioni, acne vulagris, cikatrikset nga akne, verruca plantaris, hiperplazionet e gjëndrave yndyrore)

Përdorime estetike/kozmetike

– Lëkurë e thatë dhe e ashpër, rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudhat sipërfaqësore…
– I jep lëkurës njëtrajtësi në ngjyrë dhe lëmueshmëri
– Elasticitet, hidratim të thellë, regjenerim, tendosje, tonifikim …
– Efektet janë të menjëhershme

Regjionet:

Lëkura e fytyrës, rreth syve, qafës, dekolte, gjokset, shuplakat e duarve…/Telegrafi/

The post Pesë top-procedurat jokirurgjike më të popullarizuara për festat e fundvitit appeared first on Telegrafi.

Helmimi dhe trajtimi urgjent paraspitalor

$
0
0

Shumë materie që ne i përdorim në jetën e përditshme dhe në punë janë helmuese.

Prof.mr.sc. Isuf Bajrami, MD
Spec. i mjekësisë urgjente
tel. 044 199 161

Detergjentet e ndryshme për larje dhe pastrim, tretësit, ngjyra, ngjyra, pesticide, produkteve të naftës, medikamente, etj., janë rrezik potencial, sidomos për fëmijët.

Rrugët e helmimit

Helmi në organizëm mund të hyjë në tri mënyra: gëlltitje, frymëmarrje dhe nëpërmjet lëkurës.

Efektet e dëmshme varen shumë nga mënyra e hyrjes dhe sasisë. Fëmijët e vegjël janë viktima të shpeshta të helmimit, sidomos në moshën 1-5 vjet.

Kjo ndodhë edhe për arsye të kuriozitetit të tyre, papërvojës dhe prirjes për të vënë çdo gjë në gojën e tyre.

Kujdesi dhe masat parandaluese

– Të gjitha kimikatet dhe barnat ruani jashtë fushëveprimit të fëmijëve.

– Shkaktar i shpeshtë i helmimit të rriturve, është mbajtja e pesticideve dhe produkteve të naftës në shishe qelqi, e cila çon në konfuzion. Prandaj, kimikatet duhet të mbahen në enë origjinale ose të shënuara mirë.

– Për të shmangur helmimin me monoksid karboni, rregullisht mirëmbani oxhaqet dhe hapësirat ose dhomat e banimit.

– Asnjëherë mos mbani të ndezur motorin në garazh të mbyllur.

Shenjat e helmimit

Shenjat mund të jenë shumë të ndryshme, në varësi të llojit të helmit, sasisë së tij dhe shpejtësisë së hyrjes në organizëm, rrugët ose mënyrat e hyrjes dhe karakteristikat individuale të organizmit.

Nëse helmi gëlltitet, më së shpeshti ose zakonisht shfaqen të përzierat ose mundimi dhe dhimbje barku, diarre dhe të vjella.

Me rastin e inhalimit të gazrave toksike ose avujve mund të shkaktohet kollitje dhe ndjenjat e asfiksisë.

Substanca korrozive (acidet dhe alkalet) shkaktojnë djegie kimike. Nëse një helm i tillë pihet, djegia shihet në buzë dhe mukozën e gojës.

Disa helme shkaktojnë çrregullime psikike, marramendje, dhimbje koke, spazma të muskujve të caktuar ose në tërë trupin, çrregullim i ritmit të zemrës. Lëkura mund të bëhet e kaltër, e verdhë ose e kuqe.

Rastet më të rënda të helmimit të sjellin në humbje të vetëdijes, dhe pastaj në ndërprerje të frymëmarrjes.

Trajtimi urgjent paraspitalor

▪ Nëse personi është pa ndjenja, kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe, nëse është e nevojshme, filloni me masat reanimatore, duke pasur kujdes që vetë mos të vini në kontakt me helm (përdorni garzë gjatë frymëmarrjes artificiale).

▪ Viktimën pa ndjenja i cili ka frymëmarrje, të kthehet në pozicion krahu.

▪Nëse viktima është me vetëdije, tentoni ose përpiquni të provokoni vjelljen duke ngacmuar gryken me gisht.

– Si alternativë me pirjen e ujit të vakët dhe vjellje mund të shpërlahet stomaku.
– NUK guxon provokohet vjellja në viktima që nuk janë me vetëdije të plotë ose që reziston.
– NUK guxon të provokoni të vjella me rastin e helmimeve me acide, alkale, benzinë, vajguri, tretës për ngjyra dhe materie që gjenerojnë shkumë.
– Personi i helmuar duhet të pijë 2 deri 3 lugë ‘carbo medicinalis’ i holluar në një gotë me ujë, i cili lidh shumë lloje të toksinave, duke parandaluar thithjen e tyre në zorrë.
– Ky produkt duhet të jetë pjesë integrale e barnatores shtëpiake. Nuk jepet te helmimi me acide dhe alkale.

▪ Për mjekë është e rëndësishme të din se çfarë lloji helmit pacienti gëlltiti. Prandaj ruani mostrën ose ambalazhin origjinale të materies së paketimit ose të paktën etiketën.

Veprimi i disa toksinave të caktuara mund të zbutet apo të neutralizohet me antidot. Ne do të përmendim antidote që mund të aplikohen gjatë ndihmës së parë:

Në rastin e helmimit të alkoolit metilik (metanol, shpirt druri) ose glycol etilenit (antifriz) antidot është alkooli etilik (etanolit), i cili është i pranishëm në pijet alkoolike.

Personi i helmuar duhet të pijë 1 dl pije e fort, nëse transporti deri në spital është i gjatë, për çdo orë jepet 1/4 dl.

Acidin ose alkalin e gëlltitur, është e nevojshme për ta holluar dhe neutralizuar pirjen e qumështit ose ujit.

Detergjentet e gëlltitura që sajojnë shkumë në rast të vjellave mund të çojnë në asfiksi nga shkuma.
Personit të tillë duhet dhënë sapun të holluar (është e njohur se shkuma e shamponit në vaskë zhduket nëse në uji vendosim sapun).

Viktimës që ka gëlltitur tretësirë jodi, menjëherë duhet dhënë qumësht ose ujë, dhe pastaj tretje niseshte (me densitetet). Niseshteja lidhet me jod. Nëse nuk keni niseshte, mund të përdoret edhe mielli i përzier në ujë. /Telegrafi/

The post Helmimi dhe trajtimi urgjent paraspitalor appeared first on Telegrafi.

Dhimbjet e fundit të shpinës

$
0
0

Dhimbje kronike të fundit të shpinës është një problem mjekësor i kushtueshëm dhe i zakonshëm, i cili përbën 75-90% të shpenzimeve te kompensimit, si rezultat i trajtimeve të përsëritura, mungesës afatgjate në punë dhe ndihma sociale – kompensimi i papunësisë.

MSc.PT. Irfan M.Tifeku
Master of Science in Physiotherapy
Osteopathic manual practitioner
Muscelo-skeletal ultrasound
tel. 045 330 144; 049 111 634
fizioterapia1@gmail.com

Modalitetet e trajtimit me fizioterapi përdoren zakonisht në menaxhimin e CLBP (Chronic Low Back Pain).

Të dhëna mbi menaxhimin e CLBP nga fizioterapistët në vendet me të ardhura të ulëta siç është edhe Kosova, janë të pakta. Mbi 80% e popullsisë vuajnë nga dhimbja e shpinës gjatë jetës së tyre.

Dhimbja konsiderohet kronike pasi të zgjasë më shumë se tre muaj dhe tejkalon procesin natyral të shërimit të trupit. Shumica e rasteve të dhimbjes së shpinës mund të lidhen me një shkak të përgjithshëm, të tilla si tendosje e muskujve, dëmtimi ose përdorimi i tepruar – ose mund t’i atribuohet një gjendje të veçantë të shtyllës kurrizore, më së shpeshti:

▪ Disqe me hernie
▪ Sëmundje degjenerative të diskut
▪ Spondylolisthesis
▪ Stenozë kurrizore
▪ Osteoarthritis

Një numër i kushteve më pak të zakonshme qe mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje të fundit te shpinës, janë mosfunksionimi i përbashkët i sakroilakisë, tumoret kurrizore, fibromyalgia dhe sindromi piriformis.

Simptomat

Dhimbja e fundit te shpinës mund të fillojë si akute për shkak të një dëmtimi, por mund të bëhet kronike. Menaxhimi i dhimbjes në mënyrë të përshtatshme në një fazë të hershme mund të ndihmojë në kufizimin e simptomave në kohë dhe ashpërsi.

Dhimbja e fundit të shpinës zakonisht karakterizohet nga një kombinim i simptomave të mëposhtme:

– Lodhje, dhembje. Dhimbja që mbetet në pjesën e poshtme të shpinës (dhimbje aksetale) zakonisht përshkruhet si e shurdhër dhe e dhimbshme aq sa e djegies, e dhimbjes ose e mprehtësisë. Ky lloj i dhimbjes mund të shoqërohet nga spazma të buta ose të ashpër të muskujve, lëvizje të kufizuar dhe dhimbje në ijë dhe legen.

– Dhimbje që udhëton në vithe, këmbë dhe shputë. Ndonjëherë dhimbja e fundit shpinës përfshin një ndjesi të mprehtë, të ndjeshme, ndjesi shpimi ose mpirjeje që lëviz poshtë kofshëve, në këmbë dhe shputa, të quajtur gjithashtu irakenë. Ikisha është shkaktuar nga acarimi i nervit shqiatik, dhe zakonisht ndihet vetëm nga njëra anë e trupit.

– Dhimbja që është më e keqe pas uljes së zgjatur. Të ulurit vendos presion mbi disqet, duke shkaktuar dhimbje të fundit të shpinës për t’u përkeqësuar pas të ulurit për periudha të gjata kohore. Ecja dhe shtrirja mund të lehtësojë shpejtë dhimbjen e shpinës, por kthimi në një pozicion ulur mund të shkaktojë simptoma që kthehen.

– Dhimbja që ndihet më mirë kur ndryshon pozicionet. Në varësi të shkakut të dhimbjes, disa pozicione do të jenë më të rehatshme se të tjerët. Për shembull, me stenozën kurrizore që ecin normalisht mund të jetë e vështirë dhe e dhimbshme, por përkulja përpara në diçka, si psh., karroca, mund të zvogëlojë dhimbjen. Si ndryshojnë simptomat me pozicionet që ndryshojnë, mund të ndihmojnë në identifikimin e burimit të dhimbjes.

Diagnoza

Marrja e një diagnoze të saktë që identifikon shkakun themelor të dhimbjes dhe qe nuk lidhet vetëm me simptomat, është e rëndësishme në udhëheqjen e trajtimit.

Si themel i procesit diagnostikues, pacienti jep një përshkrim të detajuar të simptomave dhe historisë mjekësore. Nga ky informacion, një mjek fizioterapeut zakonisht do të ketë një ide të përgjithshme të burimit të dhimbjes së pacientit.

Qëllimi i një testi fizik është të kufizojë më tej shkaqet e mundshme të dhimbjes. Një test tipik fizik për dhimbjen e fundit te shpinës përfshin disa kombinime të hapave në vijim:

Prekje- Palpimi. Një mjek do të ndiejë me dorë (i quajtur edhe palpim) përgjatë fundit të shpinës për të gjetur ndonjë spazmë muskulore ose ngushtësi, zona të butësisë ose anomalitë e përbashkëta.

Testet neurologjike. Diagnoza ka të ngjarë të përfshijë një test motorik, i cili përfshin lëvizjen manuale të ijëve, gjurit dhe shtrirjes së shputës së madhe dhe përkuljes (lëvizja përpara dhe prapa), si dhe lëvizjen e kyçit të këmbës. Një test ndijor ka të ngjarë të përfshijë testimin e reagimit të pacientit në prekjen e lehtë, një gjilpërë pin, ose shqisave të tjera në pjesën e poshtme të trungut dhe këmbët.

Gama e testit të lëvizjes. Pacientit mund t’i kërkohet të përkulem ose të kthehet në pozicione të caktuara. Këto aktivitete janë bërë për të kërkuar pozicione që përkeqësojnë ose rikrijojnë dhimbjen dhe për të parë nëse lëvizjet e caktuara janë të kufizuara nga sikleti.

Testi i refleksit. Reflektimet e pacientit në këmbë do të kontrollohen për të vlerësuar reflekset e dobëta dhe ulur forcën e muskujve. Nëse reflekset zvogëlohen, rrënja e nervit nuk mund të përgjigjet siç duhet.

Testi i ngritjes së këmbës. Pacientit i kërkohet të shtrihet në anën e pasme dhe të ngrejë një këmbë aq të lartë dhe sa më të drejtë të jetë e mundur. Nëse kjo këmbë ngrihet rikrijon dhimbjen e fundit të shpinës, atëherë mund të dyshohet për një disk të herniuar.

Zakonisht, mjeku është në gjendje të diagnostikojë dhimbjen e fundit të shpinës bazuar në informacionin e mbledhur nga një histori mjekësore dhe një provim fizik, dhe testimi i mëtejshëm nuk është i nevojshëm.

Ekzaminimi imazherik diagnostifikues

Nganjëherë kërkohet skanimi i imazhit për të fituar më shumë informacion për shkakun e dhimbjes së pacientit. Një test imazherik mund të tregojë nëse dhimbja e pacientit është e rëndë, nuk lehtësohet brenda dy ose tre muajsh dhe nuk përmirësohet me trajtimet jo-kirurgjikale.

Testet e zakonshme imazherike përfshijnë:

– Rrezet X, përdoren për të parë kockat e shtyllës kurrizore. Ato tregojnë anomali, të tilla si artriti, thyerje kockash ose tumore.

– Një CT scan/Myelogram jep një imazh kryq seksional të shpinës. Në një CT scan (Computer Tomography) një rreze X është dërguar përmes shtyllës kurrizore, të cilën kompjuteri e merr dhe riformohet në një imazh 3D. Ky imazh i detajuar i lejon mjekët të shikojnë nga afër në shpinë nga kënde të ndryshme. Ndonjëherë një mielelogram kryhet së bashku me një CT scan, në të cilën ngjyhet në rrënjë nervore për të nxjerrë në pah strukturat kurrizore, duke i dhënë imazhit më shumë qartësi.

– Një MRI, ose skanimi i Imazhit te Rezonancës Magnetike, ofron një imazh të detajuar të strukturave kurrizore pa përdorur rrezatimin e kërkuar me x-rrezet. Një MRI mund të zbulojë anomalitë me indet e buta, të tilla si muskujt, ligamentet dhe disqet intervertebrale. Një MRI mund të përdoret gjithashtu për të gjetur shtrembërime në shtyllën kurrizore.

Trajtimi i hershëm për dhimbjet e fundit të shpinës

Shumë mundësi trajtimi për dhimbjet e fundit të shpinës mund të përshtaten me nevojat individuale te pacientit. Trajtimet përfshijnë kujdesin e administruar në shtëpi, mjetet mjekësore, kujdesin alternativ, madje edhe kirurgji.

Në varësi të diagnozës së pacientit, disa trajtime mund të jenë më efektive se të tjerët. Shumë njerëz mendojnë se një kombinim i trajtimeve është më i miri.

Terapia fizike është zakonisht pjesë e një regjimi të menaxhimit dhe uljes së dhimbjes së shpinës. Llojet e ushtrimeve të përdorura për rehabilitimin e shpinës përfshijnë:

– Stretching (Shtrirja). Pothuajse të gjithë mund të përfitojnë nga shtrirja e muskujve në fund të shpinës, vithe, ijë, dhe këmbët (sidomos muskujt hamstring). Këta muskuj mbështesin peshën e sipërme të trupit. Më shumë të lëvizshme këto muskuj janë mbrapa dhe mund të lëvizin pa lëndim. Zakonisht këshillohet që të fillojë me një shtrirje e vogël për 20 deri në 30 sekonda dhe të ndalojë shtrirjen nëse shkakton dhimbje.

– Ushtrime forcimi. Forcimi i muskujve të barkut, ijëve dhe gluteus që mbështesin shtyllën kurrizore, të quajtur edhe muskujt kryesor, mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fundit të shpinës.

Dy programe të përbashkëta janë metoda McKenzie dhe Stabilizimi Dinamik i Gjymtimit:

Metoda McKenzie zgjeron shtyllën kurrizore përmes ndërtimit të forcës së muskujve bazë, duke zvogëluar dhimbjen e shkaktuar nga strukturat kurrizore të komprimuara si një disk hernifik i shkaktuar nga një hapësirë e kompresuar e diskut.

Stabilizimi Dynamic Lumbar forcon muskujt prapa për të mbajtur “shtyllën neutrale” të pacientit, ose qëndrimin që ndihet më e rehatshme.

Çdo ushtrim që ngre normat e zemrës për një periudhë të qëndrueshme kohe kemi përfitim të rikuperimit të trupit. Aktiviteti fizik i rregullt është i rëndësishëm për ruajtjen e gamës së lëvizjes dhe fleksibilitetit të një shtylle të shëndoshë. Kur strukturat kurrizore vazhdojnë të përdoren për një kohë të gjatë, ngurtësia dhe sikleti mund të përkeqësohen.

Trajtimi medikamentoz

Qëllimi i trajtimeve mjekësore- medikamentoze është reduktimi i dhimbjes, por këto trajtime nuk ndryshojnë burimin themelor të dhimbjes. Një mjek zakonisht përshkruan trajtime mjekësore së bashku me një program të terapisë fizike ose regjim tjetër.

Trajtimet e zakonshme mjekësore përfshijnë:

Relaksues të muskujve. Ky medikament vepron si një depresant i sistemit nervor qendror dhe rrit lëvizshmërinë e muskujve të tensionuar, duke lehtësuar dhimbjen nga ngushtimi i muskujve ose spazma. Relaksuesit e muskujve nuk kanë rol në menaxhimin e dhimbjeve kronike.

Barnat e dhimbjes narkotike. Medikamentet narkotike, të quajtura edhe opioide ose ilaçe dhimbjeje, ndryshojnë perceptimin e dhimbjes duke dobësuar sinjale të dërguara në tru. Medikamentet narkotike janë më shpesh të përdorura për trajtimin e dhimbjeve intensive, afatshkurtër, siç janë dhimbjet akute pas një operacioni. Narkotikët përdoren rrallë për të trajtuar dhimbjen afatgjatë, pasi ato kanë shumë efekte anësore dhe lehtë mund të bëhen vartës prej tyre.

Korsetë e shpinës. Disa pacientë mendojnë se një shtrëngim i dorës mund të përdoret për të siguruar ngushëllim dhe ndoshta të zvogëlojë dhimbjen. Ekzistojnë disa prova që përdorimi i një mbërtheje joelastike të stilit korse, të veshur çdo ditë, në kombinim me programin e terapisë fizikale, mund të përshpejtojë shërimin dhe zvogëlimin e dhimbjes. Një shtrëngim i shpinës mund të jetë i dobishëm edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në fundin e shpinës.

Injeksione steroide epidurale. Ky injektim përfshin një steroid të administruar drejtpërdrejt në pjesën e jashtme të qafës dural, e cila rrethon kurrizin kurrizor. Një rreze X, i quajtur fluoroscopy, është përdorur për të udhëzuar gjilpërën në zonën e saktë. Qëllimi i injektimit është që përkohësisht të lehtësojë dhimbjen duke ulur inflamacionin rreth një rrënjë nervore të ngjeshur.

Trajtimet mjekësore shpesh përdoren në kombinim me metoda të tjera. Për shembull, një injeksion steroid epidural mund të sigurojë lehtësim të mjaftueshëm afatshkurtër për të lejuar përparimin në terapinë fizike.

Trajtime alternative

Trajtimet jo mjekësore mund të referohen si kujdes alternativ ose plotësues. Termi “alternative” nuk duhet të nënkuptojë inferior, por jo tradicional sipas standardeve mjekësore perëndimore.

Shumë pacientë raportojnë lehtësim të dhimbjeve nga trajtimet alternative. Opsionet e përbashkëta përfshijnë:

Manipulimet osteopatike. Një osteopat bën rregullime fizike në shtyllën kurrizore me qëllimet e përmirësimit të lëvizshmërisë dhe uljen e ngurtësisë, siklet ose dhimbje. Rrotat e dorës me shpejtësi dhe forcë të ndryshme aplikohen për të rregulluar strukturat kurrizore. Manipulimi manual është gjetur mjaft efikas në shumë njerëz për të lehtësuar dhimbjen e fundit të shpinës.

Akupunktura. Bazuar në mjekësinë e lashtë kineze, akupunktura stimulon pika në trupin e njeriut për të korrigjuar forcën e jetës. Besohet se forca e duhur zvogëlon dhimbjen dhe sikletin në trup. Gjatë një sesioni, gjilpëra të holla vendosen në lëkurë për rreth një orë. Akupunktura është treguar të sigurojë lehtësim të dukshëm dhimbje për disa njerëz.

MPT – Masazhi. I zbatuar në fund të shpinës, masazhi mund të lehtësojë spazmat e muskujve që zakonisht kontribuojnë në dhimbje të fundit të shpinës. Masazhi gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut në fund të shpinës, gjë që përshpejton shërimin, duke sjellë lëndë ushqyese dhe oksigjen në muskujt e dëmtuar.

Kirurgjia e shpinës zakonisht nuk rekomandohet për dhimbje të lehta ose të moderuara, ose për dhimbje që zgjasin më pak se 6 deri në 12 javë. Përveç kësaj, kirurgjia nuk është një opsion nëse shkaku i dhimbjes nuk mund të zbulohet përmes analizave të imazhit.

Kirurgjia mund të konsiderohet atëherë kur dhimbje të rënda të fundit të shpinës nuk kanë arritur të përmirësohen pas një kursi 6 deri në 12 javë të trajtimeve jo-kirurgjikale.

Është pothuajse gjithmonë vendimi i pacientit që të ketë operacion apo jo, dhe vetëm në situata të rralla kryhet operacioni i menjëhershëm i kryer për dhimbje të fundit të shpinës.

Periudha e rimëkëmbjes pas operacionit të fundit të shpinës varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë gjendjen e pacientit para operacionit, gjerësinë e operacionit dhe aftësinë e përvojën e kirurgut.

Terapia fizikale zakonisht përshkruhet për të rindërtuar forcën, gamën e lëvizjes dhe për të nxitur shërimin. Pacientët gjithashtu zakonisht përshkojnë dhimbje ose relaksione të muskujve, dhe disa pacientë mund të këshillohen që të përdorin një shtrëngim mbrapa ose shtretër të veçantë, dyshekë ose jastëkë mbështetës për të lehtësuar procesin e shërimit.

Pacientët në rimëkëmbje zakonisht këshillohen që të marrin një periudhë të shkurtër pushimi, ndërsa shpina dhe indet përreth janë në proces shërimi. Shumica e pacientëve marrin një pushim të shkurtër nga puna – disa javë deri në disa muaj – për të shmangur mbivendosjen e strukturave kurrizore. /Telegrafi/

The post Dhimbjet e fundit të shpinës appeared first on Telegrafi.

Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë

$
0
0

Hipotiroidizmi ështe një gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve të gjëndrës tiroide. Ka mjaft sëmundje të cilat rezultojnë në hipotiroidizëm dhe në mënyrë direkte ose indirekte, prekin gjëndrën tiroide.

Ass.dr. Merita Emini Sadiku, dr.sci
Interniste-endokrinologe-diabetologe
endoCLINIC – Qendra për Endokrinologji, Diabet dhe Metabolizëm
tel: 044 660 900;  044 161 069

Pasi hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në rritje, zhvillim dhe mjaft procese qelizore, mungesa e këtyre hormoneve reflektohet me një laramani të theksuar të shenjave dhe simptomave në trup. Ky shkrim ka të bëjë ekskluzivisht me hipotiroidizmin tek të rriturit.

Gjëndra tiroide prodhon hormone specifike. Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e poshtme të qafës, poshtë të ashtuquajturës mollës së Adamit. Gjëndra shtrihet mbi trake në formë të fluturës me dy krahët e saj (lobet) dhe pjesën e mesme (istmusin). Ajo  përdor jodin për të prodhuar hormonet e tiroides (i cili më së shumti merret me dietë në ushqime të tilla si ushqime deti, bukë dhe kripë). Dy prej hormoneve më të rëndësishme të tiroides janë tiroksina (T4) dh trijodtironina (T3). Hormoni me aktivitet biologjik është T3 i cili vepron direkt ne metabolizmin e qelizave të trupit.

Rregullimi i hormoneve të tiroides

Gjëndra tiroide vetkontrollohet nga një gjëndër tjetër e cila është e lokalizuar në tru dhe e cila quhet hipofizë. Niveli i prodhimit te hormoneve të tiroides kontrollohet nga gjëndra pituitare ose hipofiza. Aktiviteti i gjëndrës së hipofizës rregullohet nga tiroidja dhe nga një gjëndër tjetër që quhet hipotalam, me mekanizëm “feedback”-që do të thotë: nëse ka një mungesë të hormoneve tiroidiene në qarkullimin e gjakut të cilat janë të nevojshme për funksionim normal të organizmit, lirimi i TSH rritet nga gjëndra hipofizare duke nxitur kështu prodhimin e hormoneve të tiroides. Në të kundërtën, kur ka një prodhim të tepërt të hormoneve qarkulluese të tiroides, niveli i TSH bie duke tentuar kështu hipofiza të ulë prodhimin e hormoneve të tiroides. Tek personat me hipotiroidizëm, ekziston një nivel i ulur i hormoneve të tiroides.

Hashimoto-tiroiditi

Shkaktarët

Hipotiroidizmi është një gjendje mjaft e zakonshme. Në botë llogaritet të jetë nga 3-5% e popullatës, ndërsa për Kosovë nuk ka statistika. Sëmundja është prezente në të gjitha regjionet e Kosovës por më e shpeshtë tek banorët e viseve kodrinore për shkak të shpëlarjes së jodit nga shtresat sipërfaqësore të tokës. Kjo sëmundje është më e zakonshme për femra se sa për meshkuj dhe incidenca e sëmundjes rritet me kalimin e moshës.

Më poshtë po jap një listë të shkaqeve më të zakonshme të hipotiroidizmit tek të rriturit:

• Tiroiditi Hashimoto • Tiroiditi limfocitarë i cili mund të ndodhë pas hipertiroidizmit • Destruksioni i tiroides (nga terapia me jod radioaktiv ose kirurgjia) • Sëmundjet që prekin gjëndrën e hipofizës ose hipotalamin • Medikamentet • Mungesa e rëndë e jodit.

Tiroiditi Hashimoto

Shkaku më i shpeshtë i hipotiroidizmit është tiroiditi Hashimoto. Në këtë gjendje, gjëndra tiroide është zakonisht e zmadhuar (strumë ose gushë) dhe ka një aftësi të ulur për prodhimin e hormoneve të tiroides. Kjo është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imun i trupit në mënyrë jo të përshtatshme prek indin tiroidien.

Besohet se kjo gjendje ka bazë gjenetike. Hashimoto është më i shpeshtë tek femrat për 5 deri 10 herë më shumë se sa tek meshkujt. Gjaku i marrë nga këta pacient tregon për nivel të rritur të antitrupave ndaj enzimës së quajtur peroksidazë (shkurt At anti-TPO). Personat me këtë sëmundje mund të kenë njëkohësisht edhe sëmundje tjera autoimune si anemia pernicioze (mungesa e vitaminës B12) ose diabet mellitus tip 1.

Tiroiditi Hashimoto mund të identifikohet duke gjetur antitrupat anti-TPO në gjak ose duke bërë ultrazërin e tiroides i cili jep pamje karakteristike ultrasonografike për këtë sëmundje.

Tiroiditi limfocitarë ose tiroiditi postpartal

Ky lloj i tiroiditit ka të bëjë me inflamimin e gjëndrës tiroide. Kur inflamimi shkaktohet nga një tip i veçantë i qelizave të njohura si limfocite, gjendja njihet si tiroidit limfocitarë. Kjo sëmundje është më e zakonshme pas shtatzënisë dhe aktualisht mund të prekë 8% të grave pas lindjes. Në këto raste, ekziston një fazë e hipertiroidizmit, gjë e cila përcillet nga një fazë e hipotireozës që mund të zgjasë për rreth 6 muaj. Shumica e grave të prekura kthehen në një gjendje me funksion normal të tiroides, edhe pse ekziston mundësia e zhvillimi të një hipotireoze e cila mund të vazhdojë edhe pas kësaj periudhe.

xInfertility-and-Hypothyroidism.jpg.pagespeed.ic

Shkatërrimi i tiroides si pasojë e terapisë me jod radioaktiv ose kirurgjisë

Pacientë të cilët janë trajtuar më herët për hipertiroidizëm siç është p.sh. sëmundja Grave ose Basedow dhe kanë marrë jod radioaktiv mund të lëjnë me pak ose aspak ind tiroidien funksional pas këtij trajtimi. Shanset për këtë varen nga një numër i faktorëve duke përfshirë këtu dozat e jodit të dhënë, bashkë me aktivitetin dhe madhësinë e gjëndrës tiroide.

Nëse pas 6 muajve nga trajtimi me radiojod gjëndra nuk e rimerr funksionin, me këtë konkludohet se gjëndra tiroide nuk do të funksionojë në mënyrë adekuate. Rezultati është hipotiroidizëm. Në mënyrë të ngjashme, heqja e gjëndrës tiroide me kirurgji mund të përcillet me hipotiroidizëm.

Sëmundjet e hipofizës dhe hipotalamit

Në këtë rast hipotiroidimi rezulton kur për disa arsye hipofiza ose hipotalami nuk janë në gjendje të sinjalizojnë gjëndrën tiroide për të prodhuar hormone duke rezultuar në ulje të T4 dhe T3, edhe pse gjëndra tiroide është normale.

Medikamentet

Medikamentet të cilat përdoren për trajtimin e tiroides hiperaktive mundet aktualisht të shkaktojnë hipotiroidizëm. Këtu përfshihen barnat si Methimazole dhe Propylthiouracil. Barnat psikiatrike si Lithium, gjithashu njihen si për ndryshimin e funksionit të tiroides duke shkaktuar kështu hipotiroidizëm. Është interesant fakti që, barnat të cilat përmbajnë një sasi të madhe të jodit si Amiodaroni, Jodur kaliumi dhe Solucion Lugoli mund të shkaktojnë ndryshime në funksionin e tiroides, i cili mund të rezultojë me nivele të ulura të hormoneve të tiroides.

thyroid function examination

Mungesa e rëndë e jodit

Në vendet e ndryshme të botës ku ka mungesë të jodit në ushqime, mund të paraqitet hipotiroidizmi i rëndë në 5% deri 15% të popullatës.

Simptomat dhe shenjat

Simptomat dhe shenjat e hipotiroidizmit shpesh janë delikate, prandaj edhe sëmundja në fillimet e saj mund të neglizhohet si nga pacienti po ashtu edhe nga mjeku. Këto shenja dhe simptoma nuk janë specifike (çka do të thotë ato mund t’i emitojnë simptomat e mjaft gjendjeve tjera) dhe zakonisht i atribuohen moshës. Pacientët me hipotiroidizëm të lehtë mund të mos kenë asnjë shenjë ose simptomë. Simptomat dhe shenjat zakonisht bëhen të dukshme kur gjendja rëndohet dhe shumica e këtyre ankesave lidhen me ngadalësimin e metabolizmit.

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë: • Lodhja • Depresioni • Shtimi në peshë • Ndjenja e të ftohtit • Lëkurë e zbehtë dhe e thatë • Flokë të butë, të thatë dhe thonj të thyeshëm • Kapakët e syve të lëshuar • Zmadhim i gjuhës • Çrregullime menstruale • Infertilitet/pamundësi e mbetjes shtatzënë • Anemi • Konstipacion/vështirësi në zbrazjen e zorrëve • Shtangie muskulore • Rritje e nivelit të kolesterolit në gjak • Ulje e koncentrimit • Harresë • Përgjumje • Zë i vrazhdë, të folurit e ngadalshëm • Dhimbje të papërcaktuara • Ënjtje e këmbëve.

Pacientët me hipotireozë nuk do të thotë se i kanë të gjitha këto shenja për të vënë diagnozën. Diagnoza definitive bëhet vetëm me analiza të gjakut. Duke u bërë sëmundja më e rëndë, mund të paraqitet këto shenja: ënjtje rreth syve, ngadalësim i të rrahurave të zemrës/më pak se 60 rrahje në minute, rënie e temperaturës së trupit dhe insuficiencë e zemrës. Kur sëmundja ka përparuar, hipotiroidizmi i rëndë mund të shkojë drejt komës miksedematoze e cila është kërcënuese për jetën. Kjo gjendje kërkon hospitalizim dhe trajtim të menjëhershëm me hormone të tiroides të dhëna me anë të injeksioneve.

Nëse diagnostikohet drejt, hipotiroidizmi mund të trajtohet lehtë dhe komplet me zëvendësim të hormoneve të tiroides. Në anën tjetër një hipotiroidizëm i patrajtuar mund të çojë drejt komplikimeve serioze si zemër e zmadhuar (kardiomiopati), përkeqësim të insuficiencës kardiake, dhe akumulim të lëngut përreth mushkërive (efuzion pleural).

460708009-56a955853df78cf772a5f88b

Diagnoza

Për hipotiroidizëm mund të dyshohet nëse pacientët kanë lodhje, ndjenjë më të madhe të të ftohtit, konstipacion ose vështirësi në zbrazjen e zorrëve, lëkurë të thatë dhe të vrazhdë. Për të vërtetuar diagnozën nevojitet një test në gjak.

Kur hipotiroidizmi është prezent, niveli hormoneve të tiroides në gjak mund të matet direkt dhe zakonisht ato gjenden të ulura. Megjithatë, në hipotiroidizmin e lehtë, niveli i hormoneve të tiroides (T3 dhe T4) mund të jetë normal. Hormoni kryesor për diagnostikimin e hipotiroidizmit është TSH. Megjithatë, ka një përjashtim. Nëse ulja e hormoneve të tiroides vie nga defekti në hipofizë ose hipotalam, niveli i TSH është i ulur. Këto lloje të hipotiroidizmit njihen si hipotiroidizëm “sekondarë“ ose “terciarë“. TRH testi i cili kryhet dhe interpretohet nga endokrinologu diferencon origjinën e hipotiroidizmit.

Kombinimi i historisë klinike, gjetja e antitrupave të përmendur më lartë dhe shintigrafia e tiroides mund të ndihmojnë në diagnostikimin preciz të problemeve të tiroides. Nëse dyshohet për ndonjë problem hipofizar ose në hipotalam është e nevojshme të bëhet rezonanca magnetike e trurit.

Kur flitet për diagnozë duhet pasur parasysh diferencimin e sëmundjeve të cilat mund të kenë klinikë të ngjashme si insuficienca renale, sindroma nefrotike, anemia pernicioze, etj.

Hipotiroidizmi subklinik i referohet një gjendje në të cilën pacientët nuk japin shenja të hipotiroidizmit. Këta pacientë gjithashtu kanë nivel normal të hormoneve të tiroides. E vetmja shenjë jonormale është rritja e TSH në gjak. Kjo tregon se gjëndra tiroide punon mjaft fortë për të mbajtur nivelin normal të hormoneve të tiroides dhe që gjëndra tiroide kërkon stimulim ekstra nga hipofiza për të prodhuar hormone. Shumica e këtyre pacientëve mund të pritet të progredojnë në hipotiroidizëm, sidomos nëse TSH është mbi nivelin qarkullues.

Edhe pse ka mendime të ndryshme, mjaft endokrinolog i trajtojnë këto raste, sidomos nëse ata kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe titër të lartë të antitrupave anti-TPO. Niveli i kolesterolit fillon të përmirësohet me zëvendësimin e hormoneve të tiroides. Në të kundërtën, është e arsyeshme të përcillen këta pacientë pa trajtim dhe të përsërisin TSH në gjak dhe nivelin e hormoneve të tiroides çdo 4 ose 6 muaj për të parë zhvillimin e hipotiroidizmit. Të dyja këto qasje janë të arsyeshme dhe pacientët duhet të inkurajohen të flasin me mjekët e tyre për shqetësimet e tyre specifike dhe preferencat.

hypothyroidism-26622007_M

Trajtimi

Duke pasur parasysh që në këtë sëmundje kemi mungesë të hormoneve të tiroides, trajtimi i hipotiroidizmit me hormone zëvendësuese të tiroides kërkon terapi gjatë gjithë jetës.

Për këtë lloj trajtimi përdoren hormone të pastra të Levothyroxine (T4). Preferohet më shume dhënia e T4 për shkak të kohës së veprimit më të gjatë në krahasim me T3, pra T4 jepet vetëm një herë në ditë, ndërsa T3 duhet të merret disa herë në ditë. T4 më tutje konvertohet në T3 nga indet e trupit.Doza mesatare e T4 tek të rriturit është 1.6 microgram/kg në ditë ose afërsisht 100 deri në 150 mikrogram (tbl Letrox) në ditë. Kujdes në dozim duhet pasur tek moshat e shtyra si dhe tek ata me sëmundje të zemrës.

Terapia për hipotiroidizëm monitorohet afërsisht në çdo 6 javë. Pas stabilizimit të gjendjes TSH kërkohet çdo 6 muaj deri në një vit. Dozat më të mëdha sesa që janë të nevojshme mund të jenë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë problem kardiake si palpitacione, problem me tension te gjakut dhe osteoporozë.

Në një numër të konsiderueshëm të rasteve hipotiroidizmi prezantohet me shtim në peshë e cila në këto raste nuk është rrjedhojë e marrjes së tepruar të kalorive me ushqime, por për shkak të metabolizmit të zvogëluar të organizmit. Prandaj ulja e peshës është mjaft sfiduese dhe kërkohen të përpilohen dieta speciale me ushqime të zgjedhura nga endokrinologu të cilat çojnë gradualisht drejt humbjes se peshës krahas trajtimit me hormone zëvendësuese të tiroides. /Telegrafi/

The post Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë appeared first on Telegrafi.

Rinosinusitet kronike

$
0
0

Rinosinusiti kronik është një përgjigje inflamatore e membranave mukoze të hundës dhe të sinuseve paranazale, e karakterizur nga ndryshime të pakthyeshme në to, të kavitetit të hundës dhe sinuseve paranasale, me likuid në kavitete.

Dr.Kujtim Kastrati
Otorinolaringolog, Specialist për hundë vesh dhe fyt
dr.kujtimkastrati@gmail.com
dr.kujtimkastrati.com
044 562 724

Shoqërohet me bllokim dhe kongjestion nazal, rrjedhje purulente prapa hundës në fyt, dhimbje dhe presion në fytyrë.

Zgjat më shumë se 12 javë, karakterizohet nga shenja fizike në hundë dhe fytyrë, diagnoza e të cilit konfirmohet me ekzaminimet radiologjike si Ro Grafi e sinuseve (standardi i artë CT scanner i sinuseve)

Rinosinusiti kronik në bazë të të dhënave morfologjike ndahet në dy kategori të mëdha

1. Rinosinusiti kronik jopolipoid
2. Rinosinusiti kronik polipoid ose hypertrofik glandular

Faktorët predispozues klasifikohen në tre kategori të mëdha të cilat i mbivendosen njëra-tjetrës:

1. Faktorët gjenetik dhe fiziologjik
2. Faktorët ambientalë
3. Faktorët struktural

Klinika dhe diagnoza

Simptomat kryesore ndahen në:

Simptoma madhore

1. Rrjedhje hundësh me karakter të ndryshëm
2. Bllokim i hundëve
3. Rrjedhje postnazale
4. Rëndesë në fytyrë dhe ndjesia e mbushjes
5. Dhimbje faciale
6. Hyposmia ose anosmia

Simptomat minore

1. Dhimbje koke
2. Dhimbje ose bllokim veshësh
3. Hialitozë
4. Kolle kronike joproduktive
5. Temperaturë
6. Lodhje

Kriteret për diagnozën e rinosinusitit kronik (2003 TASK FORCE)

A. Kohëzgjatja e simptomave >12 javë si në 1996 ose prania e shenjave fizike
B. Prania e një ose më shumë prej gjetjeve fizike të mëposhtme në ekzaminimin fizik:
1. Rrjedhje nasale me ngjyrë, polipe nazale ose edemë polipoide, të gjetura në rinoskopi anterior pas përdorimit të dekongjestionantëve ose në endoskopi nazale
2. Edemë ose eritemë e meatus nasi media ose bulle etmoidale në endoskopi
3. Eritemë e gjeneralizuar ose locale, edemë ose ind granulacioni.
C. Ekzaminime imazherike që mbështesin diagnozën: CT scan që tregon trashje mukozale, ndryshime në kocka, ose nivele hidroaerike, ose Radiografi të thjeshtë me nivele hidroaerike ose opacifikime prej >5 mm të një a më shumë sinuseve

Trajtimi

Qëllimet e trajtimit janë:

– Sterilizimi i përmbajtjes së sinuseve
– Rivendosja e fiziologjisë normale të tyre
– Parandalimi i komplikimeve

Trajtimi duhet të:

– Trajtojë etiologjinë
– Shmangien e alergjenit
– Antibiotikoterapinë
– Kirurgjinë
– Qetësojë inflamacionin

Bakteriologjia në sinusitin kronik

Kultura të përziera e baktereve aerobe dhe anaerobe janë zbuluar kryesisht në mbjelljet e mostrave. Bakteret më të zakonshme aerobe të gjetura në kulturat e mostrave ishin staphylocoket koagulazë-negativ, specie Corynebacterium, Staphylococcus aureus, dhe streptokoket alfa-hemolitik. Propionibacterium dhe Peptostreptococcusspecie ishin anaerobe më të zakonshme.

Bakteret patogjene të tilla si S. aureus, Enterobacteriaceae, dhe Haemophilusinfluenzae u zbuluan në biopsitë e mostrave nga 16 e 31CRSNP+pacientë (52%), 4 nga 13 CRSNP-pacientëve (31%), dhe 10 e 21 pacientëve të kontrollit (48%). Nuk kishte dallime të konsiderueshme në kulturat bakteriale te mostrave mes 3 grupe të pacientëve(P>.30).

Shumica e baktereve të zbuluara në mostra janë zbuluar dhe në lavazhet e mostrat përkatëse, megjithatë, në 35% të pacientëve, bakteret patogjene janë gjetur vetëm në lavazhet e mostrave te hundës dhe jo në mostra e kulturave korresponduese.

Trajtimi

Trajtimi medikamentoz ka si qëllim farmakoterapinë për çrrënjosjen e infeksionit, për të zvogëluar sëmundshmërinë, si dhe për të parandaluar komplikacionet. Agjentët e përdorur në trajtimin e sinusitit kronik përfshijnë antibiotikët, decongjestionantet, spray të kripur nazale, stabilizantet e qelizave mastoide dhe expectorantet.

Përmbledhja e antibiotikëve

Kriteret e përzgjedhjes së antibiotikut për trajtimin e sinusitit kronik përfshijnë:

▪ Njohuri të ndryshimit të rezistencës antimikrobiale në një komunitet
▪ Anamneza e alergjisë se ilaçeve, sidomos ilaçet sulfamide dhe penicilina
▪ Profil i efekteve anësore të ilaçeve
▪ Kostoja e ilaçeve dhe statusi ekonomik i pacientit

Idealja do ishte që antibiotikët të jepeshin duke u bazuar në antibiogramin e përftuar nga mostra e marrë endoscopikisht. Kohëzgjatja e antibiotikëve nuk është e saktesuar mirë. Një provë fillestare 2-4 javë e antibiotikëve mund të jetë e arsyeshme.

Aktualisht, antibiotikët e linjës së parë për pacientët me sinusit kronik përfshijnë Amoxicillin-Clavulanate, cefalosporinat e gjeneratës së dytë dhe erythromycin-sulfasoxazole.

Decongjestionantet

Decongjestionantet janë në dispozicion në dy forma, topike dhe sistemike. Përbërjet nazale topike nuk duhet të përdoren për më shumë se 3-5 ditë rresht për shkak të rrezikut të zhvillimit të tolerancës, rinitit medikamentoz dhe rikthimit të shenjave pas ndalimit të ilaçit.

Medikamentet orale sistemike përdoren kur decongjestionantet janë të nevojshëm për më shumë se tre ditë.

Kortikosteroidet

Këta agjentë janë veçanërisht efektive për sinusitin kronik të lidhur me rinitin alergjik, polypet nazale dhe rinitin medicamentoz. Steroidet topike së bashku me antibiotikët sistemik tashmë janë komponentët kryesor të armamentariumit mjekësor në menaxhimin e sinusit kronik

Spray nasale

Spray e kripur nazale dhe inhalimi me avull ndihmojnë lagështimin e sekrecioneve të thata, duke e zvogëluar edemën mukozale dhe reduktojnë viskozitetin e mukusit. Lehtësimi simptomatik i fituar në disa pacientë mund të jetë thelbësor, për më tepër këto janë modalitetet beninje të terapisë.

Edhe pse nuk ka studime të kontrolluara mbi efikasitetin e mukolitikeve në sinusitin kronik, ato mund të jenë të dobishme në përmirësimin e disa simptomave.

Trajtimi kirurgjikal

Ne radhë të parë ka për qëllim të heq shkaktarin, cilido qoftë ai, si psh. shtrembërimin e perdes së hundës, zmadhimin e konkave apo thënë në gjuhën popullore, të guackave në hundë, masat tumorale, etj.

Functional Endoscopic Sinus Surgery FESS

Functional endoscopic sinus surgery (FESS) është procedurë standarde për shumicën e pacientëve që kërkojnë menaxhim kirurgjik të sinusitit kronik apo polypozes nazale. Procedura lejon korrigjimin e pengesave, duke përfshirë edhe ndonjë polip, ventilim dhe kullim për të ndihmuar shërimin.

Kandidatët për këtë procedurë:

▪ Në përgjithësi, pacientët duhet të kenë provuar dhe dështuar në terapinë mjekësore. Kjo zakonisht përfshin disa trajtime të zgjatura me antibiotikë me spektër të gjerë, kortikosteroidet nazale, tretësirat e kripura, testimin për alergji dhe imunoterapi.
▪ Pacientët me polype nazale apo polype sinusi tek te cilët kanë dështuar kortikosteroidet intranasale dhe orale në përgjithësi kërkojnë kirurgji.
▪ Pacientët me anomali anatomike kongjenitale.
▪ Pacientët me të dhëna të përfshirjes së kockave.
▪ Pacientët me HIV të cilët kanë sinusit kronik apo të përsëritura.

Kirurgjia nuk mund të jetë aq efektive për pacientët me infeksione fungale ose sinusit kronik te rëndë, edhe pse endoscopia është provuar të jetë e dobishme edhe për këto kushte me përdorimin e instrumenteve më të fuqishme.

Sinuplasty Balloon

Një lloj i ri i procedure kirurgjikale, një tullumbace e vogël kalon përmes sinusit. Me tullumbace hapet lehtësisht kalimi i sinusit, duke lejuar kullimin prej tij. Disa mjekë mendojnë se kjo procedurë është e përshtatshme vetëm për pacientët me sëmundje në sinusin maxillar (prapa kockat Cheek), frontal (prapa anët e ballit), dhe në sfenoid (prapa syve). Ajo nuk mund të funksionojë për pacientët me sëmundje në ethmoid (në mes të syve), edhe pse sinusiti zakonisht ndodh në këtë vend. Më shumë studime afatgjata janë të nevojshme.

Kirurgjia konvencionale invazive

Endoscopia tani përdoret në shumicën e rasteve te sinusitit kronik, por në raste të rënda, kirurgjia invazive duke përdorur teknikat konvencionale me bisturi për të hequr zonat e infektuara mund të jetë e nevojshme. Ky mund të jetë rasti me sinusit akut ethmoidal në të cilën qelbi del përmes sinusit dhe kërcënon syrin, në sinusitet frontale shumë të rënda, në sinusit invazive fungale, ose kur kanceri është i pranishëm në sinuse. /Telegrafi/

The post Rinosinusitet kronike appeared first on Telegrafi.

Fruthi, diagnoza dhe masat parandaluese

$
0
0

Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog
tel. 044 124 029

Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune.

Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.

Si pёrhapet?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz.

Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.

Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.

Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.

Cila ёshtё pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.

Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.

Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).
Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.

Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.

Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.

Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.

Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.

Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.

Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm. /Telegrafi/

The post Fruthi, diagnoza dhe masat parandaluese appeared first on Telegrafi.


Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?

$
0
0

Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t’u prekur.

Dr. Arbër Neziri, dr.sci.,
urolog
tel. 044-136 774

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike,diabetikët numri të cilëve vjen në rritje.

Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).

Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Woman in toilet

Cilat janë shenjat (simptomat)?

Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:
* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar
* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit
* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët
* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)
* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë
* Urinimi gjatë natës (nikturia)

Pse ndodh dhe cilët janë shkaktarët?

Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina në vetvete është sterile, por prishja e mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart.
Infeksionet më të zakonshme të sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikëzën dhe uretrën.

Infeksionet e fshikëzës (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90%) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që gjendet në traktin tretës. Akti seksual mund të çojë në cistit, por një femër mund të zhvillojë infeksion të traktit urinar edhe pa pasur jetë aktive seksuale. Të gjitha femrat janë shumë të predispozuara për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës.

Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë për në uretër. Dhe veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagjina janë shumë afër, atëherë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të uretriteve.

Të mos harrojmë prostatitet të cilat janë infeksione të prostatës tek burrat dhe kanë, veç shenjave shumë të theksuara (djegie gjatë urinimit, urinime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në fund të barku), edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t’u mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë periudha të gjata mjekimi, deri në 6 muaj.

Screen-Shot-2014-10-25-at-11.48.26-AM-848x300

Cilët janë faktorët e riskut

Disa njerëz mund të zhvillojnë më shumë dhe më shpesh infeksione se të tjerët dhe këta janë:

▪ Seksi femër, 50% e tyre zhvillon një infeksion urinar në një moment të caktuar të jetës së tyre dhe shumë prej tyre mund të zhvillojnë më shumë se një të tillë.
▪ Jeta aktive seksuale. Femrat me jetë seksuale aktive janë më të prira për të zhvilluar më shumë infeksione urinare. Akti seksual mund të irritojë uretrën, duke predispozuar bakteret të udhëtojnë më lehtë deri në vezikë. Madje, kulmi i infeksioneve urinare te femrat arrin në “muajin e mjaltit” apo me fillimin e aktivitetit seksual.
▪ Përdorimi i disa metodave profilaktike, siç janë diafragmat apo përdorimi i agjentëve spermicidë.
▪ Mosha. Pas menopauzës, infeksionet urinare mund të shtohen, pasi indet e vaginës, të uretrës dhe baza e fshikëzës bëhen më të holla dhe më të brishta nga humbja e estrogjeneve që i mbajnë këto inde vitale.
▪ Gurët në veshka apo çdo lloj obstruksioni i traktit urinar (edhe hipertrofia beninje e prostatës, e cila haset shpesh tek burrat mbi 60 vjeç, rrit incidencën), duke penguar rrjedhjen normale të urinës dhe duke shkaktuar stazë.
▪ Diabeti dhe sëmundjet e tjera kronike të cilat ulin mbrojtjen imunitare.
▪ Përdorimi i zgjatur i tubave (kateterave urinare)
▪ Imobilizimi (qëndrimi për një kohë shumë të gjatë në shtrat – pas frakturave të ndryshme)
▪ Shtatzënia.
▪ Higjiena e ulët.

Komplikimet

Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet serioz . Infeksionet urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë një risk më të lartë për dëmtim renal pas infeksioneve, pasi simptomat neglizhohen apo ngatërrohen me kushte të tjera.

Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë një risk të rritur për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Gratë të cilat kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka të ngjarë të vazhdojnë të bëjnë përsëri.

iStock_000017191087_Small_t750x550

Mjekimi

Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij.

Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale.

Si mund të parandalohen

* Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë.
* Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.
* Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
* Të mos pijë alkool.
* Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
* Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj.
* Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë. /Telegrafi/

The post Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? appeared first on Telegrafi.

Operimi minimal i nënsqetulles te kanceri i gjirit (video)

$
0
0

Dr.sci. Naim Shabani
Gjinekolog-onkolog
Patolog-citolog
Chefarzt i Klinikës Gjinekologjike në Kelheim, Gjermani
Klinika Gjinekologjike Gjermane, Prishtinë
tel: 044 677-333

Biopsia e nyjës limfatike sentinel (SLNB) është metodë standarde, në vendet perëndimore, për të përcaktuar stadiumin (përhapjen) e qelizave kancerogjene në organizëm. SLNB (‘roje’) te kanceri i gjirit mundëson operimin më pak radikal te nënsqetullës, andaj edhe eviton mundësinë e komplikimeve postoperative.

Çka janë nyjet limfatike?

Nyjet limfatike janë organe të vogla të përbëra nga limfocitet dhe indi lidhor. Ato kanë rolin mbrojtës dhe janë të vendosura në pjesë të ndryshme të organizmit si në qafë, nënsqetulle, kraharor, abdomen dhe regjionin inguinal. Nyjet limfatike janë të lidhura në mes veti me enët limfatike ku qarkullon një lëng i kthjellët që quhet limfë.

Çka është nyja limfatike sentinel (SLN)?

Nyja limfatike sentinel (roje) konsiderohet nyja e parë në afërsi të tumorit në të cilën mund të përhapen qelizat kancerogjene. Nganjëherë mund të jenë disa nyje sentinel.

Çka është biopsia e nyjës sentinel (SLNB) dhe si kryhet kjo procedurë?

Biopsia e nyjes limfatike sentinel nënkupton identifikimin e kësaj nyjeje, largimin operativ të saj dhe ekzaminimin histopatologjik për të vërtetuar se a kemi qeliza kancerogjene në këtë nyje.

Rezultati negativ i SLNB nënkupton që tumori nuk ka arritur të përhapet (metastazojë) në nyjen e parë limfatike regjionale (te kanceri i gjirit në nënsqetulle), andaj nuk është përhapur as në organet tjera, si në mëlçi, mushkëri apo kocka (tri vendet më të shpeshta për metastazë të kancerit të gjirit). Kjo gjë ndihmon mjekët për të përcaktuar stadiumin e sëmundjes dhe caktimin e terapisë adekuate.

Cilat janë përparësitë e metodës operative SLNB?

Përpos faktit që biopsia sentinel ndihmon mjeket në përcaktimin e stadiumit të sëmundjes, ajo ka për qëllim të zëvendësojë metodën klasike ku gjatë operimit largohen të gjitha nyjet limfatike nga nënsqetulla e pacientes. Në këtë mënyrë shmangim operimin më të madh, të panevojshëm.

Mundësia e lëndimeve (komplikacioneve gjatë operimit) janë më të vogla dhe pasojat pas operimit siç është p.sh., ënjtja e dorës (lymphedema – mbledhja e limfës përgjatë dorës), pothuajse nuk paraqiten fare. Poashtu, seroma (sekreti i mbledhur në zgavrën e operimit në nënsqetull) është shumë më e rrallë të biopsia sentinel, sesa te operimi konvencional. Në të njëjtën kohë, dhimbjet dhe vështirësitë në lëvizje të ekstremitetit, janë dukshëm më të vogla.

A ndikon kjo metodë në prognozën e kancerit të gjirit?

Përkundër faktit që kemi të bëjmë me një operim më pak invaziv se sa metoda konvencionale ku largohen pothuajse të gjitha nyjet limfatike nga nënsqetulla, studimet kanë treguar se prognoza për pacientet mbetet e njëjtë. E njëjta gjë vlen edhe kur kemi të bëjmë më operimin e kancerit në vet gjirin.

Ruajtja e gjirit (heqja vetëm e tumorit) ka rezultate të njëjta sikur heqja e tërë gjirit. Ose, thënë ndryshe, femrat të cilave u hiqet gjiri për shkak të kancerit, nuk jetojnë asnjë ditë më gjatë se sa femrat të cilave u largohet vetëm tumori (u ruhet gjiri).

Si përfundim: SLNB është metodë e sigurt dhe e etabluar në vendet perëndimore kur kemi të bëjmë më kancer të gjirit. Kjo metodë tani ka filluar të aplikohet edhe te ne në Kosovë (në Klinikën Gjinekologjike Gjermane-DFK). Secili mjek që merret me diagnostikim dhe terapi të kancerit të gjirit, duhet të informojë pacientët për mundësinë e aplikimit të sentinel biopsisë, por njëkohësisht edhe të inkurajojë femrat që të vendosin për ruajtje të gjirit.

Secila femër te e cila diagnostikohet kjo sëmundje, duhet të kërkojë “mendimin e dytë” nga një mjek tjetër para se të marrë vendim për hapat e mëtejmë drejt shërimit të kësaj sëmundje. /Telegrafi/

 

 

The post Operimi minimal i nënsqetulles te kanceri i gjirit (video) appeared first on Telegrafi.

Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”

$
0
0

Ass.dr.sci Shqiptar Demaçi
kirurg torakal
tel: 044 307 585

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të kancerit të gjirit

• Gandrra ose kokrra (masa) që preket – tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit.
• Nëse nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrë të kuqe si gjaku, vet gjaku apo lëng ngjyrë ndryshku, është shenjë tjetër dyshuese për kancer të gjirit.
• Tërheqja (retraksioni) e majës – thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit – gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës në regjionin e forcimit të gjirit është shenjë tjetër.
• Ënjtja dhe skuqja difuze e lëkurës në formë të lëkurës së portokallit është shenjë e fortë dyshuese për kancer të përparuar të gjirit (mastitis carcinomatosa).
• Më pak e shpeshtë është rritja e nodeve (gandrrave) limfatike në sqetullën e anës së sëmurë të gjirit (limfadenopatia).
• Shenjë më e rrallë është maja e gjirit me gërryerje – erozion ose në formë majasili – ndryshime ekcematoide, që jorrallë fshehin nën to ndryshime kanceroze të gjirit.

Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:

1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)
2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj lëmie – onkologu, kirurgu, radiologu, së paku një herë në vit);
3. Vetëdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas fillimit të menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);

Diagnostikimi ultrasonografik dhe radiologjik

Ultratingulli (Ultrazëri) shërben që të diferencohen ndryshimet cistike nga ndryshimet solide-të forta. Veçanërisht është i përshtatshëm për shikimin e formacioneve tumoroze në moshat e reja (aty ku indi gjëndëror është më i zhvilluar) si dhe për zbulimin tumoreve që nuk mund të hetohen me prekje.

Ultratingulli është i padëmshëm si teknikë imazherike, por nuk duhet tepruar me asnjë ekzaminim mjekësor. Së bashku më mamografinë e shton saktësinë e gjetjes së tumoreve deri në 97%.

Mamografia (rëntgeni i gjirit) është imazheri standarde e mirë për zbulimin e kancerit të hershëm. Veçanërisht e mirë për shoshitjen (screening-un) e moshave mbi 35 vjeçare. Mamografia mund të sigurojë zbulimin dy vjet më herët se që e heton prekja – palpacioni i gjirit.

Pacienti me masë të dukshme dhe të dyshimtë, duhet t’i nënshtrohet interventit kirurgjik – biopsisë përkundër pamjeve mamografike. Mamografia kurrë nuk është zëvendësuese për biopsinë, sepse nganjëherë me të nuk mund të dihet saktësisht natyra e tumorit.

Teknika më të sakta, por edhe më të shtrenjta janë tomografia e kompjuterizuar (CT-ja) dhe RMI (rezonanca magnetike);

Diagnostikimi kirurgjik:

a) FNA – punksioni me gjilpërë të hollë për marrjen e qelizave;
b) CNB- biopsia me gjilpërë të trashë në “allti”, për marrjen e copave indore;
c) biopsia incizionale (marrje e copës nga tumori) dhe
ç ) biopsia ekscizionale (heqja e tërë tumorit).

Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?

Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:

• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.
• Lipoma – ind dhjamor
• Hamartoma;
• Cistet e thjeshta
• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë. Recidivon (përsëritet) shpesh
• Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

Kanceri i gjirit (tumoret epiteliale): Kanceri duktal in situ (0.4%), Kanceri lobular in situ (0.4 %), Kanceri duktal invaziv (67%), Kanceri lobular invaziv (10 – 15 %), Format e përziera 10-15%

Tipet e kancerit epitelial të gjirit. Tumorët mezenkimalë malinjë (të indit dhjamor, lidhor, enëve të gjakut, limfatik, kërcor, eshtëror janë): Fibrosarkoma, Liposarcoma, Cystosarcoma phyllodes maligan, Lymphosarcoma, Angiosarcoma, Osteosarcoma, Chondrosarcoma.

Format e trajtimit të kancerit të gjirit janë: Kirurgjia, Kimioterapia, Radioterapia, Hormonoterapia, Imunoterapia.

Kirurgjia është forma themelore e trajtimit të kancerit të gjirit. Konsiston në heqje të tumorit me pa ind përreth e që njihet si – tumorektomi (lumpectomy). Nëse hiqet një pjesë e gjirit së bashku me tumorin quhet kuadrantektomi apo më shpesh quhet mastektomi parciale.

Kur hiqet i tërë gjiri pa heqje të nodeve limfatike të sqetullës ky operacion quhet mastektomi e thjeshtë ose mastektomia simpleks. Më shpesh kryhet operacioni i heqjes së tërë gjirit ose mastektomia radikale e modifikuar që konsiston në heqje të tërë gjirit si dhe pastrimin e sqetullës nga nodet limfatike të saj.

‘Sentinel node biopy’ është formë e re e trajtimit kirurgjik të sqetullës (aksillës) që si qëllim ka hetimin e nodeve të para (nodet roje – ‘sentinel’) limfatike afër tumorit të gjirit, të cilat pas heqjes së tyre analizohen nga patologu dhe sipas rezultatit zbatohet heqja e tërë nodeve limfatike nga sqetulla e gjirit të sëmurë (nëse gjenden metastaza në këto node), ose në të kundërtën nuk ka nevojë të pastrohet ajo sqetull, dhe kështu kursehet krahu nga edemet e dhimbshme paskirurgjike.

Kimioterapia, është terapi sistemike që zbatohet me barna citostatikë. Qëllimi është të riedukohet rreziku i paraqitjes së serishme të kancerit të gjirit (recidivit) si dhe të zvogëlimit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Kimioterapia zbatohet në mënyrën neoadiuvante (para se të bëhet kirurgjia) dhe në formën adiuvante ( pas kryerjes së operacionit kirurgjik). Barnat janë në format ampulare-infuzione si dhe ka forma farmaceutike në tableta.

Për kimioterapi zakonisht jepen disa barna-infuzione (zakonisht tri barna) të kombinuara që quhen protokole, në mënyrë ciklike, zakonisht 6 cikle (1 cikël në muaj). Ato natyrisht që përpos efekteve të ‘goditjes – vrasjes‘ së qelizave kanceroze në organizëm, ato japin edhe efekte anësore, si: të përziera (tugë), vjellje, rritje të numrit të rruazave të bardha (leukociteve), zvogëlim të imunitetit, rënie të flokëve, etj. Mirëpo, zakonisht pacientët e përballojnë mirë këtë terapi dhe pastaj u rritet imuniteti si dhe, natyrisht, sërish u dalin flokët. Protokollet emërohen me shkurtesa, si: CMF, FAC, FEC, AC60, AC60 + Taxol, etj.

Radioterapia e zvogëlon rrezikun e përsëritjes së sëmundjes (recidivimit) në pjesët e ngelura të gjirit ose në nodet limfatike. Zbatohet, pra për qëllime shërimi – zakonisht pas kirurgjisë kursyese të gjirit (kur nuk hiqet i tërë gjiri) ose pas mastektomisë. Rrezatohen vetëm pjesë të caktuara.

Radioterapia zbatohet çdo ditë (pesë ditë në javë me pushim gjatë vikendit) gjatë 3 javësh ose metoda tjetër është zbatimi çdo të dytën ditë brenda 5 javësh. Një trajtim (fraksion i rrezatimit) zgjat disa minuta dhe nuk jep çrregullime gjatë procedurës.

Hormonoterapia, konsiston në zbatimin e agjensëve antihormonalë, të cilët zënë vendet e veprimit të hormoneve si estrogjeneve apo progesteronit. Më të njohurit janë Tamoxifeni- bllokator të receptorëve të estrogjenit dhe progesteronit në gjirin e ngelur, Letrozoli (Femara tab), zakonisht te gratë në postmenopauzë dhe te format e hershme të kancerit të gjirit. Te format e avancuara dhe me metastaza në organet e largëta përdoren Arimidex, Zometa tabl etj.

Një agjens tjetër biologjik si monoterapi ose në kombinim që përdoret është Herceptina (trastuzumabi) te rastet me mbishprehje (overexpression) të receptorëve për antitrupat monoklonalë. Mendohet se ky agjens e shton prognozën (mbijetesën) te format me Her2 mbishprehje.

Trajtimi i kancerit të gjirit, pra, është zinxhir i cili kërkon bashkëpunim të ngushtë të onkologut, radiologut, kirurgut, patologut, kimioterapeutit, radioterapeutit, psikologut, ekspertëve për trajtimin e dhembjes te format metastatike, e që kërkon angazhim të tërë shoqërisë shpirtërisht dhe materialisht.

Kosovën e presin detyra shumë të mëdha dhe sfida enorme për zgjidhjen e kësaj problematike të ndjeshme shëndetësore për popullatën. /Telegrafi/

The post Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” appeared first on Telegrafi.

Antidepresivët, ilaçe që duhet ditur si të përdoren

$
0
0

A janë antidepresivët barna shëruese apo substanca të dëmshme që shkaktojnë probleme te pacientët, e nganjëherë të qojnë në vetëvrasje?

Dr. Samire Braina
psikiatër
044 115 533

Antidepresivët janë barnat më të përdorura në vendet industriale, por popullata ka shumë pak njohuri për mënyrën e veprimit apo për sëmundjen. Shumë njerëz nuk i dallojnë antidepresivët nga anksiolitikët, sikurse shpeshherë i ngatërrojnë depresionin si sëmundje dhe anksiozitetin.

Për të shpjeguar më lehtë se si ndikojnë dhe për çka shërbejnë antidepresivët, së pari duhet të japim një definicion se çka është depresioni. Depresioni hyn në kuadrin e çrregullimeve afektive, dmth, të disponimit.

Është një sëmundje që ndikon në tërë organizmin në përgjithësi, por kryesisht atakon humorin apo disponimin, gjegjësisht ndikon në uljen e tij.

Disponimi është funksion i lartë psikik i rëndësishëm për organizmin e njeriut në përgjithësi, sepse ndikon në dëshirën për jetë. Përderisa disponimi i ulur është dhembje shpirtërore, personat që kronikisht vuajnë nga depresioni vështirë e përballojnë dhe e humbin dëshirën për jetë.

Kjo ndikon te forma e lehtë e depresionit, ndërsa te forma e rëndë është agoni e vërtetë e cila pa mjekim adekuat mund të zgjatë shumë apo të vie tek vdekja ‘nga duart e veta’.

Për shkak të vuajtjes së vazhdueshme që përcjell këtë sëmundje, lirisht mund të themi se depresioni është sëmundje e cila është shkaktari kryesor i numrit të madh të vetëvrasjeve, 2/3 apo edhe më shumë.

Hormonet

Faktorë të shumtë shkaktojnë depresionin edhe pse ende nuk dihen saktësisht. Mund të përmendim faktorët gjenetik apo hereditarë, faktorë të ndryshëm stresues apo çrregullimet hormonale, dmth është një gërshetim i këtyre faktorëve.

Disponimin nuk mund ta rregullojmë vet me dëshirën apo forcën e vullnetit tonë, por disponimi varet nga puna e qelizave nervore të trurit, dmth nga neurotransmiterët, të cilët përmes receptorëve (marrësve) ngacmojnë qelizat nervore. Po përmendim neurotransmeterët: dopamina dhe serotonina, niveli i ulur i të cilëve ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, e sidomos ulja e nivelit të serotoninës.

Esenca e antidepresivëve është rritja e sasisë të amineve të lira funksionale apo rritja e efektit të tyre në receptorët e membranës postsinaptike. Por, këtij çrregullimi i paraprin stresi i lartë dhe i fortë, ushqyeshmëria e dobët, mungesa e aktiviteteve, etj. Por mund të ndodhë depresioni edhe pa prezencë të stresit për shkak te predispozicionit të lindur apo gjenetik.

Për këtë arsye terapia antidepresive ndikon në balancimin e kimisë trunore. Teknikat psikoterapeutike ndikojnë vetëm atëherë kur arrihet efekti i barnave antidepresive, përderisa terapia supportive përmes bisedës, kurajos, këshillimeve, etj e ndihmon dukshëm gjendjen e pacientit.

Zgjedhja e barit adekuat

1/3 e të sëmurëve nuk reagojnë në antidepresivët e parë te përshkruar. Në këto raste psikiatri duhet rritur dozën apo ta ndryshoj ilaçin. Kur zgjidhet ilaçi adekuat, 90% të pacientëve përjetojnë humbje të simptomave depresive.

Te pacientët që kanë pasur vetëm një episod depresiv, mundet që pas një trajtimi me antidepresivë të përmirësohet gjendja e tyre dhe më kurrë të mos përsëritet por, depresioni mund të rikthehet dhe pacientët që në jetë kanë pasur disa episode depresive mund të atakohen nga episode të reja depresive gjatë tërë jetës.

Personat që kanë episodin e parë depresiv u rekomandohet marrje e barnave 6-9 muaj pas ndërprerjes të simptomave, ndërsa atyre që lëngojnë nga forma kronike e depresionin të përdorin barna shumë vite apo deri në fund të jetës. Asgjë e tmerrshme, strategjia e përdorimit të barnave është e njëjtë, sikurse te hipertensioni dhe diabeti.

Përpos antidepresivëve, në kohë të caktuar përdoren edhe anksiolitikët, por pacienti duhet patjetër të ndjek edhe seancat psikoterapeutike. Te format e lehta shumicës u ndihmon, krahas terapisë antidepresive.

Shumë mjekë psikiatër përpos antidepresivëve dhe anksiolitikëve përshkruajnë vitamina sidomos vitaminë B-komplex, vitaminë C, magnezium, zink, omega3, lecitin, etj. Këto substanca ndikojnë në disponim.

Çka duhet ditur për antidepresivët?

▪ Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë sikurse aspirina apo barnat qetësuese. Duhet të kalon 1-3 deri 6 javë, derisa te arrihet përmirësimi. Kjo nënkupton përdorimin e rregullt duke iu referuar sugjerimeve të mjekut.

▪ Nëse vërehen efekte negative të ilaçit, menjëherë duhet lajmëruar mjekun të konsultohet për dozën, eventualisht ndërprerjen e tij. Ekziston mundësia që efektet anësore të lajmërohen menjëherë, por që zgjasin pak, ndërsa efekti terapeutik vie më vonë.

▪ Antidepresivët nuk shkaktojnë varshmëri, edhepse pacienti duhet të marrë një kohë të gjatë barna të tilla pas ndërprerjes, nuk krijohet varshmëria.

▪ Ekziston mundësia që të shkaktojnë ndjenjë të përgjumjes apo sedacionit, por nuk ndikojn, në kryerjen e punëve të përditshme.

▪ Antidepresivët nuk ndikojn, në zgjidhjen e problemeve jetësore; nëse ato ekzistojnë do të ndikojnë që ta aftësojnë personin për zgjedhjen e tyre.

▪ Antidepresivët nuk shkaktojnë eufori (përndryshe dilerët do ta keqpërdornin).

Antidepresivët dhe vetëvrasja

Antidepresivët nuk shkaktojnë vetëvrasje, por përkundrazi zvogëlojnë rrezikun nga vetëvrasja. Mendime të tilla vijnë nga njerëzit që nuk e njohin depresionin, apo nuk e kuptojnë shkakun e suicidit.

Depresioni me dhembjen e vet qon në vetëvrasje, ndërsa antidepresivët ndikojnë në zbutjen e depresionit apo në uljen e motivit për suicid.

Megjithatë, nëse personi që ka përdor antidepresivë kryen këtë veprim, kjo është për shkak se barnat në atë rast, fatkeqësisht, nuk kanë qenë të mjaftueshme për trajtimin e pacientit të tillë. Por, ende mbesin dilema lidhur me këtë çështje… /Telegrafi/

The post Antidepresivët, ilaçe që duhet ditur si të përdoren appeared first on Telegrafi.

Gripi dhe ftohja e zakonshme

$
0
0

Gripi ёshtё gjendje akute infektive e sistemit respirator e cila shkaktohet nga virusi A, B dhe C. Përhapet lehtë dhe lajmërohet nё epidemi tё mёdha ose tё vogla nё sezonёn e dimrit. Ftohja e zakonshme ёshtё inflamacion akut kataral i mukozёs sё hundёs e cila herё herё e pёrfshin edhe fytin e cila nё shumicёn e e rasteve shkaktohet nga virusёt.

Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog
tel. 044 124 029

Gripi ka ngjashmëri tё mёdha me ftohjen e zakonshme. Kёto janё gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda.

Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes

Ftohja e zakonshme ёshtё njёra nga sёmundjet mё tё shpeshta tё njeriut e pёrhapur nё tёrё botёn dhe zakonisht i prek tё gjitha moshat.

Shkaktarёt e ftohjes sё zakonshme janё llojet e ndryshme tё viruseve respiratore. Mё tё shpeshtёt janё rinivirusёt, koronavirusёt, virusi i parainfulencёs, etj.

Ftohja e zakonshme transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, me kontakt direkt, me inokulim tё shkaktarit nё konjuktiv dhe mukozёn e hundёs.

Sёmundja paraqitet gjatё tёrё vitit me njё shpeshtёsi mё tё madhe gjatё dimrit pёr shkak tё rezistencёs mё tё vogёl tё mukozёs sё organeve tё frymarrjes dhe qёndrimit mё tё madh tё njerёzve nё hapësira tё ngushta dhe afёr njёri-tjetёrit pёr shkak tё motit tё ftohtë.

Inkubacioni te ftohja e zakonshme ёshtё i shkurtë dhe zgjat 1-3 ditё, pas tё cilit fillojnё simptomat e sёmundjes qё janё shumё tё lehta.

is-strep-throat-contagious

Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:

– fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
– fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
– ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes

Simptomat e përgjithshme të ftohja e zakonshme mungojnë, por rrallë mund tё paraqiten:

– lodhje,
– kokëdhimbje ,
– mialgji (dhembje muskujve)

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit

Gripi shkaktohet nga viruset e influencës A,B dhe C. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër. Simptomat fillojë nga një deri në dy ditë pasi virusi futet në organizëm.

Gripi zakonisht ka fillim tё shpejt me temperaturë tё lartё deri nё 40, mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme dhe paraqiten nё fillim tё sёmundjes: 

• zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme dhe zgjat 3-6 ditё,
• pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
• paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë,
• zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit,
• kokëdhimbja është e pranishme,
• dezorientim,
• dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes,
• dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje,
• dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë,
• sytë mund të skuqen (konjuktivit) dhe irritohen,
• po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

Young couple lie together in bed while they both have the flu

Simptomat e fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:

• dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë,
• pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda,
• edhe fyti prodhon sekret,
• paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit,
• teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu.

Si të dallojmë që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit

Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe.

Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, me qëllim tё dallimit me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.

Komplikimet e gripit

Infeksioni me virusin e gripit shoqërohet me keqësimin e gjendjes klinike te pacientët të cilët kanë një sëmundje paraprake kronike, siç janë pamjaftueshmëria e zemrës, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, astma dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.

Bazuar në të dhënat për gripin pandemik, individë të caktuar janë në rrezik të lartë nga komplikimet e gripit. Në këtë grup bëjnë pjesë pacientët të cilëve u rekomandohet vaksina e gripit: pacientët e të gjitha moshave që vuajnë nga sëmundjet kronike respiratore përfshirë astmën, sëmundjet kronike të zemrës, sëmundjet kronike të mëlçisë, imunosupresioni, dhe diabeti melit, si dhe personat e moshave 65 vjeçare dhe më shumë.

pneumonia-xray

Pneumonia

Incidenca e pneumonisë (e definuar si kombinim i simptomave respiratore dhe shenjave, të mbështetur nga ndryshimet radiografike të mushkërive që përputhen me infeksionin) si pasojë e infeksionit me virusin e gripit ndryshon nga 2% deri 38%, dhe varet nga virusi dhe faktorët e nikoqirit. Në të shumtën e rasteve pneumonia i atakon personat të cilët kanë paraprakisht sëmundje kronike kardiake dhe respiratore.

Pacientët te të cilët lajmërohet pneumonia si komplikim i gripit, mund të shfaqin simptoma dhe shenja të ngjashme me llojet e tjera të pneumonive, të shkaktuara nga viruse apo baktere tjera. Në kontekst të një gripi pandemik, prezenca e një ILI (sëmundje e ngjashme me gripin) dhe e një dispneje të re ose përkeqësimi i dispnesë ekzistuese, shtyn në një ekzaminim të kujdesshëm për praninë e një pneumonie si komplikim. Njihen dy tipe të pneumonisë si pasojë e gripit: Pneumonia primare virusale dhe Pneumonia sekondare bakteriale.

1. Pneumonia primare virale
Pacientët me pneumoni primare virale mbeten pa frymë brenda 48 orëve të para nga paraqitja e etheve dhe temperaturës. Kolla e thatë fillestare bëhet produktive me sputum që mban njolla gjaku. Cianoza, tahipnea, krepitacionet bilaterale, gulçime gjatë ekzaminimit të kafazit të kraharorit, dhe leukocitoza është e zakonshme.

Abnormalitet më i shpeshtë radiografik i kafazit të kraharorit është infiltrimi i dyanshëm intersticial veçanërisht në zonat e mesme, megjithëse njihet mirë edhe shkrirja fokale. Pason keqësimi i shpejtë klinik me pamjaftueshmëri respiratore. Pavarësisht nga mjekimi intenziv te personat e hospitalizuar, mortaliteti është i lartë (40%). Në rastet më të rënda fatale,vdekja ndodh shtatë ditë nga paraqitja në spital.

2. Pneumonia sekondare bakteriale
Pneumonia sekondare bakteriale është katër herë më e shpeshtë sesa pneumonia primare virale. Simptomat dhe shenjat tipike të pneumonisë zhvillohen gjatë fazës së hershme të konvaleshencës (4-5 ditë nga paraqitja e simptomave të para). Te disa raste simptomat e pneumonisë përzihen me simptomat fillestare të gripit. Radiografia e kafazit të krahërorit zakonisht paraqet një strukturë lobare të konsoliduar. Shkalla e mortaliteti lëviz nga 7% deri 24%.

Spektri i patogjenëve të implikuar përfshin S. pneumoniae, S. aureus, H. influenzae dhe streptokoket beta-hemolitike grup A,C dhe G. Pneumonia sekondare stafilokoksike karakterizohet me një incidencë të lartë të formimit të abcesit pulmonar (14%) dhe e ka prognozën më të keqe krahasuar me pneumonitë jo-stafilokoksike (47%).

3. Pneumonitë e përziera baktero-virale
Pneumonitë bakteriale dhe virale shkaktojnë dëmtime të rënda. Në këto raste, radiografia e kafazit të kraharorit mund të tregojë një konsolidim lobar të mbivendosur në infiltratet difuze të dyanshme. Shkalla e mortalitetit te pneumonitë e përziera është e lartë (40%), sikur te pneumonia primare virale.

Komplikimet kardiovaskulare
Te sëmundja e gripit e pakomplikuar janë vërejtur ndryshime të vogla në EKG, siç janë devijimi i ST-segmentit, ndryshime të valës T, dhe çrregullime të ritmit. Këto kanë qenë të pranishme te 81% e pacientëve të hospitalizuar me grip. Shumica e të sëmurëve nuk kanë simptoma kardiake. Miokarditet dhe perikarditet shpesh ndeshen te sëmundjet e ndryshme. Te pacientët e vdekur të cilët nuk kishin pasur shenja të miokarditit sinjifikat, janë raportuar të dhëna për miokardit nekrotizues.

Sistemi nervor qendror
Përfshirja e SNQ te të rriturit është e pazakontë, ndërsa te fëmijët më e shpeshtë. Sindromi kryesor klinik është encefaliti ose encefalopatia, që manifestohet si formë e zvogëlimit të vetëdijes dhe marrje, afërsisht tri ditë (0-7 ditë) pas shfaqjes së simptomave të traktit të sipërm respirator. Manifestime tjera të rralla janë mieliti i tërthortë dhe sindromi Guillain-Barre.

Të tjera
Rrallë ndeshen komplikime të tjera te të rriturit me infeksion të virusit të gripit A, këtu numërohen sindromi shok-toksik i shoqëruar nga infeksioni sekondar me S. aureus, dhe parotiti. Otitis media është më i shpeshtë të fëmijët sesa të rriturit.

480675461

Mjekimi

Mjekimi kryesor i Gripit ёshtё mjekimi simptomatik.kjo nёnkutpon qёndrimin nё shtrat, marrjen sa mё tё madhe tё lёngjeve, marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё (antipiretik), kundёr dhembjeve (analgjetik), kundёr kollës (antitusik, vitamina.
Pёrdorimi i antibiotikёve propozohet vetёm nё rastet e komplikimeve tё pneumonisë bakteriale.

Mbrojtja dhe parandalimi i gripit

Duke pasur parasysh se gripi ёshtё njё sёmundje e rёndё me pёrmasa tё mёdha me tё cilat ai përhapet, institucionet shёndetёsore duhet tё marrin masat pёr mbrojtjen dhe parandalimin e e tij.

Masa mё e mirё mbrojtёse ёshtё vaksina. Sё pari, te personat qё kanё sёmundje kronike dhe peronat mbi 65 vjet (zemrёs, veshkёve, mushkёrive, diabet) duhet tё vaksionohen.

Vaksionimi zakonisht bёhet nё sezon e vjeshtёs disa javё para paraqitjes sё gripit sezonal.

Pastaj duhet kushtuar rёndёsi parandalimit dhe ndërprerjes sё aktivitetve nё grup si: ndërprerja e mёsimit, aktiviteteve kulturore, sportive me qёllim qё njerëzit tё kenё sa mё pak kontakte nё mes veti sepse kjo do ta pengonte pёrhapjen e gripit nё pёrmasa pandemie pasi dihet se gripi bartet me rrugё respiratore. /Telegrafi/

The post Gripi dhe ftohja e zakonshme appeared first on Telegrafi.

Viewing all 606 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>